HYRJE Shendetesi Sëmundjet e gishtave të këmbëve, problemet dhe keshilla trajtimi

Sëmundjet e gishtave të këmbëve, problemet dhe keshilla trajtimi

1
600

Ecjet me orar të zgjatur, këmbët që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë edhe shqetësime. Këto situata mund të shfaqin probleme me këmbët, sidomos me gishtat e këmbëve. Prandaj duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për to, sepse ndërlikimet mund të shkojnë deri aty sa të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor, si dhe ndërhyrja kirurgjikale në raste të veçanta. Specialistët rekomandojnë një trajtim dy herë në ditë më ujë të ngrohtë, për të stimuluar qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe qetësimin e muskujve të këmbës. Edhe masazhet janë të këshillueshme për trajtimin e këmbëve,  qoftë edhe vetë në kushtet e shtëpisë me një krem të zakonshëm hidratues, duke e shpërndarë atë në të gjithë gjatësinë e këmbëve, pa përjashtuar edhe putrat.

Një lëkurë e lëmuar
Çdo stinë sjell shqetësimet tipike për këmbët. Jo vetëm stina e vjeshtës dhe e dimrit ku jemi “të detyruar” të mbajmë këpucë të mbyllura, por edhe stina e verës, dhe sidomos periudha e plazhit mund të krijojë probleme. Të gjithë do të dëshironin këmbë të bukura, supersensuale me një lëkurë tejet të ndritshme. Megjithatë sipas specialistëve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanë efektin e dëshiruar, nëse nuk shoqërohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime që cilësohen si armiku më i madh i lëkurës së lëmuar. Por edhe nëse i bën të gjitha këto celuliti nuk mund të ikë vërtet. Për fat të keq asnjëherë plotësisht. Mund të zbutet efekti “lëkurë portokalli”, mund të mos shquhet nga larg, mund edhe të bëhet gati i padukshëm dhe të vihet re vetëm nëse lëkura shtrëngohet me dorë.

Duart dhe këmbët
Infeksionet e ndryshme dhe papastërtitë hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet duarve jo të lara. Për këtë arsye për disa sëmundje thuhet se janë sëmundje të duarve. Duart duhet që të lahen sa më shpesh, sidomos para përgatitjes së ushqimit, para marrjes së ushqimit si dhe kur kujdesemi për fëmijët. Kujdes duhet treguar jo vetëm për duart, por edhe për gishtat, thonjtë, këmbët, rrobat. Jo vetëm mbajtja pastër, por edhe trajtimi i vazhduar të siguron një jetë të shëndetshme. Në mënyrë të veçantë trajtohen këmbët, sepse gjymtyrët e poshtme janë në punë gjatë gjithë ditës, dhe nëse nuk arrihet të ekuilibrohen mirë forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit në këta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon të lehtësohet pas plagëve apo operacioneve kirurgjike. Për shërimin dhe rikthimin në normalitet është e nevojshme kura e një fizioterapeutisti.

Qarkullimi i gjakut te duart dhe këmbët
Duart dhe këmbët ndjehen dhe realisht janë më të ftohta se pjesët e tjera të trupit, sepse vërshimi i gjakut është ai qe i jep nxehtësi trupit, dhe nëse është me pakicë në këto vende, atëherë temperatura do jetë më e ulët se normale. Disa njerëz vetvetiu djersitin shumë tek duart dhe këmbët sepse gjëndrat e djersës aty i kanë hiperaktive. Kur arteriet janë të ngushtuara në duar e këmbë, duart dhe këmbët, vihet në veprim sistemin simpatik dhe fillon djersitja.

Këshilla për trajtimin e këmbëve dhe duarve
1- Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë
2- Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe zbutës
3- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë
4- Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve
5- Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersitin këmbët.

Problemet e shfaqura te gishtat e këmbës
Gishtat e këmbëve janë jetësorë për ecjen dhe ekuilibrin e njeriut. Deformimet në gishta zakonisht shkaktohen nga mosbalancimi i muskujve në këmbë, si rezultati i një këmbe të sheshtë, dëmtimet traumatike dhe sëmundjet në kyçet e gishtave. Ka të paktën gjashtë çifte muskujsh që kontrollojnë secilin gisht. Dy gilca që bashkojnë pamjen dorsale të gishtave (majën) dhe qëndrojnë në mes të kockave të secilës këmbë. Në pjesën më të madhe të rasteve, deformimet e gishtave të këmbës shkaktohen nga çekuilibri i muskujve në këmbë. Këmba e sheshtë, dëmtimet traumatike dhe sëmundjet e fshehura mund t’i rrisin mundësitë që gishtat e këmbës të marrin për poshtë në formën e kthetrës. Disa nga sëmundjet që e rrisin këtë faktor janë skleroza, paraliza cerebrale, infeksionet, artriti dhe diabeti.

Inflamimi i kyçeve dhe simptomat tipike
Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur t’i lëvizësh. Megjithatë inflamacioni i kyçeve është simptomë tipike. Ajo ndryshon te njerëz të ndryshëm. Te disa dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në çdo pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit.

Shfaqja e varriçeve në këmbë dhe simptomat

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pasha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve. ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni mbajtjen për shumë kohë të këpucëve me taka të larta.

Edhe meshkujt preken nga varicet, trajtimi
Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

1 Koment

  1. qika esht 7 vjeqe dhe rregullisht i rrin kembet e lagura si ti nrron qorapet per 3 minuta ju njersen ju e dine pse ka problem keshtu pres pergjigjeje nga ju faliminderit

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here