Home Kosova Sejdiu: Vendimi i Kushtetueses i ngutshëm

Sejdiu: Vendimi i Kushtetueses i ngutshëm

627
0

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu pas kthimit nga Nju Jorku ka shprehur befasinë e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilit e ka quajtur të ngutshëm. Pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës, ai tha se nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe se gjithmonë ka punuar në interes të vendit.

Fshirja e normës që ka kërkuar dorëheqjen nga funksionet partiake Sejdiu tha se është bërë në bashkëpunim të ngushtë me faktorin ndërkombëtarë dhe vendorë në Kosovë. Kreu i shtetit në deklaratën e tij të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese la të kuptohet se norma ku flitet për dorëheqje të jetë fshirë qëllimisht për t’ia mundësuar atij që të jetë edhe kryetar i LDK-së. Sejdiu tha se pasi ta marrë vendimin e Gjykatës do ta bëjë publik edhe qëndrimin e tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës një ditë më herët konstatoi se Presidenti Sejdiu ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës me ushtrimin në të njëjtën kohë edhe të postit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here