Home Opinione Seb Bytyçi: NeoOtomanizmi dhe shqiptarët

Seb Bytyçi: NeoOtomanizmi dhe shqiptarët

706
0

Populli shqiptar, Kosova dhe Shqipëria janë miq me Turqinë. Dhe kjo miqësi është e rëndësishme. Mirëpo, çmimi i kësaj miqësie nuk duhet të jetë ndryshimi i fakteve historike. Këtë vit, Mbretëresha e Britanisë vizitoi Irlandën, dhe kjo vizitë u pa si një vulosje e miqësisë së dy shteteve. Meqenëse historia e këtyre dy shteteve është shumë e rëndë, rëndësia e kësaj vizite ishte e madhe. Në të njëjtën kohë, ky rast shërbeu si një mundësi për të përkujtuar historinë e Irlandës si pjesë e Perandorisë Britanike. Një gjest i rëndësishëm simbolik ishte fjalimi i Mbretëreshës në gjuhën galike (gjuhën origjinale/amtare të irlandezëve). Ajo çka nuk ndodhi, sidoqoftë, është kërkesa ndaj Irlandës për t’i ndryshuar librat e historisë. Publiku britanik nuk e diskuton vuajtjen e popullit irlandez nën Perandorinë britanike. Me gjithë faktin se ende ka probleme në Irlandën veriore, diskutimi për të kaluarën është gjakftohtë. Dhe, Britania e Madhe nuk i kërkon Irlandës ndërrimin e tregimit të historisë në shkëmbim për miqësi.
Gjithë këto para duhet të shpenzohen për të dëshmuar diçka që veçmë e dimë, ne jemi dy vende mike.
Paradisa ditësh në Kosovë ishte për vizitë Ministri turk i Arsimit, ku gjatë kësaj vizite ai deklaroi se Kosova duhet të ndryshojë librat e historisë. Vetë Republika turke që nga krijimi deri në vitet 1980 ka synuar të ikë nga trashëgimia e Perandorisë osmane. Tash Islamistët e rinj në Ankara synojnë revidimin e historisë. Ka shumë gjëra në historinë tonë që nuk na pëlqejnë as neve. Janë të hidhura. Disa nga to janë shkaktuar si nga Perandoria Osmane (si mohimi i të drejtave njerëzore, si ekspeditat ndëshkuese të Turgut Pashës), ashtu edhe nga Republika Turke (marrëveshjet me Jugosllavinë për shpërnguljen e shqiptarëve). Kjo nuk mund të mos iu pëlqejë as turqve. Por janë gjëra që kanë ndodhur. Rishikimi i historisë është produktiv nëse bëhet për hir të rigorozitetit akademik. Mirëpo, nëse bëhet për qëllime politike, ai do të krijojë konflikt të ri duke i komplikuar marrëdhëniet shqiptaro-turke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here