Home Politike Seanca Parlamentare, deputetet me fjalor banal ndaj njeri – tjetrit

Seanca Parlamentare, deputetet me fjalor banal ndaj njeri – tjetrit

492
0

lajme-berishaGjuha fyese është kthyer në normalitet në Kuvendin shqiptar, e veçanërisht nga ish-kryeministri Berisha i cili edhe pse është “dënuar” më parë për fjalorin banal në sallën e parlamentit, duket se nuk ka nxënë!

Këtë radhë deputeti demokrat akuzoi qeverinë se i ka shpërdoruar fondet e emergjencave civile.

“Ju në shtatorin që kaloi i morët paratë e përcaktuara për argjinatura, kanalizime, diga dhe i transferuat për luksin e zyrave tuaja, për ahengje, orgjia dhe gjëra të tjera”, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Menjëherë pas kësaj fjale ish-kryeministri Berisha u kthye pas duke iu drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri: “Mbaje gojën mor rrugaç dhe mos shaj nga mbrapa”

Është dashur ndërhyrja e nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule për të qetësuar situatën, i cili garantoi Berishën se ministri Tahiri po komunikonte me të. “Nuk shau komunikonte me mua në asnjë rast, ju garantoj ju. Në këtë moment komunikonte me mua”, tha Dule.

Por nuk ka munguar dhe kundërpërgjigja e ministrit Tahiri:
“Zoti deputet, ke qenë kryeministër, ke qenë 17 vjet në politikë. Pa të falenderuar për fyerjet, unë nuk kam ndërmend të të fyejë se respektoj parlamentin dhe qytetarët që presin tjetër gjë në raport me problemet dhe hallet e tyre. Ata presin të dëgjojnë se si zgjidhen problemet e tyre. Nuk është hera e parë për të bërë përmbytjen e baltosjeve, duke përmendur këdo e pa mbajtur minimumin e përgjegjësisë. Iu ka ftuar në mënyrë të përsëritur duke u sfiduar që t’i jepni fund akuzave në tym e këto akuza t’i adresoni në prokurori duke na vënë ne dhe në pozitën që t’iu japim përgjigje. Jepini besimin institucioneve, nëse keni akuza shkoni atje, ne do vimë t’iu japim përgjigje. Ne jemi krenar për punën e 2100 forcave që kanë bërë punën për të mos lejuar humbjen e një jete të vetme”, u përgjigj ministri Tahiri ndërsa ish-kryeministri Berisha hodhi lumë akuzash ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës së përmbytjeve në jug të vendit.

Berisha kërkon tablatet e Ramës, Tahirit, Nokës dhe të tijat
Nga salla e Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur një “sfidë”; zbardhjen e tabulateve të 10 viteve të fundit të kryeministri Rama, vetë atij, ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-ministrit Flamur Noka. Sipas kryeministrit Berisha, në këtë mënyrë do të vërtetohet lidhja qe qeveria ka me krimin.

Sali Berisha: Pse gjobiten shqiptarët me Bashkim Tahirin me paketat sanitare? Sfida ime është kjo: që nesër Edi Rama, Sali Berisha, Sajmir Shullazi, Flamur Noka të firmosin tabulatet e 10 viteve të fundit. S’e bëni dot, por po ta bëni do dilni se jeni të lidhur me Shullazin, me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me bandën e Lushnjes, me bandën e Tiranës. Të nxjerrim tabulatet, Berisha, Rama, Noka, Sajmir Shullazi. Ke burrëri? Të vendosim sot të bëjmë një amendament të autorizojmë prokurorinë të bëj një check up. Kjo jep zgjidhje. Kur Tirana i flet Sajmir Shullazi ky thotë ma bën Berisha.

Vangjel Dule: Bëjeni propozimin me shkrim ta hedhim për votim, ajo është procedura.

Sajmir Tahiri: Ju ja keni marrë dorën kësaj kërkese me tabulate, kur vratë 4 qytetarë në 21 janar dhe kërkuat tabulatet e gazetarëve. Qytetarët nuk presin gallatën tuaj në Kuvend, por të çoheni në nivelin dhe lartësinë e atyre atje që ndihmojnë njeri-tjetrin. Ju nuk keni bërë dhe kur kishit mundësi për të bërë ne kemi vendosur të bëjmë edhe ato që nuk keni bërë ju, është dallim i madh ky.

Berisha: Është normale që qytetarët të shohin angazhimi në këtë seancë për hallet e tyre. Nuk është normale që të shohin lumturorë të shumicës, krenarë për përmbytjet e mëdha, krenarë për vuajtjet e jashtëzako nshme të atyre njerëzve. Mendoj se shumica duhet të dalë me një vendim nga këtu, i cili të jetë mesazhi më konkret për ato familje që janë në kushte shumë të vështira. Shqipëria është vendi që ka lumenj të rrëmbyeshëm. Shqipëria vend me përmbytje dhe çdo qeveri politikën e përmbytje ve duhet ta ketë çështje të parë. A e pati kjo qeveri këtë çështje emergjent e? Absolutish t jo. Ju jeni ata shtatorin që kaloi i morët paratë e përcaktuar a për argjinatura t e digat, i transferuat për zyrat, për ahengje, orgjia dhe gjëra të tilla. Çfarë bëtë ju? Përmbytja e Vjosës është më unikja, sepse është e rrufeshme. Në 2005 patëm një përmbytje, falënderova Zotin se nuk patëm viktima. Por nuk u krenova. Qeveria duhet të ketë një qëndrim shumë më serioz ndaj Vjosës e cila prapë mund të përmbytë. Qëndrimi juaj ndaj përmbytje s është si puna e atij njeriut që dëgjon një lajm në mëngjes dhe kthehet në krahun tjetër. Kjo ishte një përmbytje e paralajmëruar. Ju thoni se i paralajmëruat banorët, por nuk ka dalë një banor të thotë se na paralajmëruan. Kryeministri u zhyt në lakrorët e Korçës. Janë investuar në jug jo më pak se 60 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here