HYRJE Politike Samiti i Triestes, mundesi bashkepunimi rajonal

Samiti i Triestes, mundesi bashkepunimi rajonal

0
21

Të mërkurën, në Trieste të Italisë do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor 2017.

Në aktivitetin që është menduar të shërbejë si mundësi për të nxitur bashkëpunimin rajonal, duke avancuar më tej perspektivën e integrimit të Bashkimit Europian, do te jenë të pranishëm të gjithë kryeministrat dhe ministat e Ekonomisë e të Transportit të Ballkanit Perëndimor, si dhe homologët e tyre nga 6 shtete anëtare të BE-së, si Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Sllovenia.

Në samit do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, komisioneri për Politikat Europiane të Zgjerimit, Johannes Hahn, si dhe Violeta Bulc, komisionere për Transportin.

Diskutimet pritet të fokusohen në 3 fusha kyçe të bashkëpunimit rajonal, si lidhshmëria, integrimi rajonal ekonomik dhe zhvillimi i sektorit privat, si dhe kontaktet mes njerëzve.

Forumi dhe samiti do të shërbejnë gjithashtu për të nxitur pjesëmarrjen në programin e shkëmbimit “Erasmus”, i cili feston përvjetorin e tij të 30 këtë vit dhe që është zgjeruar me sukses në Ballkanin Perëndimor.

Italia është pritësja e samitit të katërt vjetor në kuadër të “Procesit të Berlinit”, një nismë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor, e cila pason samitet e Berlinit, Vjenës dhe Parisit, që janë zhvilluar në harkun kohor të 3 viteve të fundit.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here