Home Bukuria Rudhat në pjesën e kraharorit, si ti parandalojme!

Rudhat në pjesën e kraharorit, si ti parandalojme!

803
0

rrudhatShumë femra e kanë këtë problem, jo vetëm zonjat në moshë por edhe ato më të rejat.

Si t’i parandalojmë e si të kujdesemi për këto rudha nëse janë krijuar?

Kujdesi duhet të jetë i përditshëm, mjafton të kemi parasysh 5 rregulla bazë.

1. Mos flini kurrë në anën e majtë apo të djathtë. Kjo është një nga shkaktaret kryesore të rudhave që krijohen në kraharor. Më e këshillueshmja është të fjeturit në shpinë.

2. Sigurohuni të aplikoni mbrojtës diellor 20 minuta para se të dilni nga shtëpia. Pjesa më e madhe e femrave përqëndrohen tek fytyra dhe qafa duke harruar dekoltenë.

3. Hidratojeni pjesën e dekoltesë 2 herë në ditë duke bërë sado pak masazh. Mos e lini lëkurën të thahet, të humbasi shkëlqimin dhe të dehidratohet.

4. Përdorni produkte me Vitaminë E natyrale (si vaji i lajthisë, bajameve të ëmbla, suzamit, etj). Vitamina E është mikesha më e mirë e lëkurës.

5. Bëni ushtrime të lehta për të tonifikuar krahët, gjoksin dhe pjesën e kraharorit. Ushtrime gjithpërfshirëse të cilat ndihmojnë në tonifikim dhe përmirësim të gjendjes së lëkurës në të gjithë zonën e bustit.

Nëse i praktikoni këto këshilla shumë të thjeshta, do të ndjeni një ndryshim shumë të madh brenda pak javësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here