Home Politike Ruçi: Nese meta nuk dekreton qeverine do shkarkohet

Ruçi: Nese meta nuk dekreton qeverine do shkarkohet

598
0

Fjalët e fundit të Ilir Metës se ka në dorë të mos dekretojë qeverinë që do dalë pas 25 Qershorit, nuk janë përtypur aspak nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Ruci, tha se në rast se, Ilir Meta, shkel Kushtetutën do të jetë presidenti i parë që do të shkarkohet.

Mandej ai shtoi se në asnjë rrethanë Partia Socialiste nuk do të bëjë aleancë me Levizjen Socialiste për Integrim pas 25 qershorit.

​”Një gjë është e sigurt që ne 25 Qershor me mandate të plota apo të cunguara LSI nuk do të jetë në koalicion me PS. Presionet dhe shantazhet qe bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretojë as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkelë Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci“, tha Sekretari i Pergjithshem i PS.

“PS te beri politikan, por nuk te beri dot njeri”
Duke kujtuar ‘të mirat’ që PS i ka bërë Ilir Metës, Ruçi theksoi se si kundërpërgjigje partia ka marrë vetëm mosmirënjohje.

Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë ti bëjnë pis se janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet duke luajtur me njerëzit. Duke luajtur me vendet e punës, me thesin e miellit. Njëri prej këtyre, Ilir Meta erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet, foli për socialistët nga më i thjeshti e deri tek Edi Rama. Çfaj i kanë socialistët Ilir Metës? Pa librezë pune, PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeministër, madje dy herë, Për të arritur në 2005 ta rrëzojë nga pushteti duke bashkuar votot me Berishën. Socialistët e bën kryetar Kuvendi dhe President. Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë dot. Të të vijë rëndë kur zë me gojë socialistët.

Meta: Ruçi bën si trim, por u arratis me fustan grash
Një ditë më parë, gjatë fjalës së tij, Meta nuk i kurseu ironitë edhe për Gramoz Ruçin, kryetar i grupit të PS, që kandidon në qarkun e Fierit, duke thënë se ai që bën si i fortë dikur arratisej me fustan grash në Greqi.

“Nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri, që në 1996 u arratis për në Greqi me fustan grash, e di mirë unë trimërinë e atyre burracakëve. Fati i Janukovicit të Ukrainës do u duket lule, sepse edhe nëse ka rënë kryetari i opozitës nuk bie rinia e Shqipërisë. Fitorja është e padiskutueshme dhe e paprekshme, betohem sot për dhimbjet e atij 18 vjecari” deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here