Home Sociale Rritja e moshes se pensionit, Konfederata e Sindikatave kunder.

Rritja e moshes se pensionit, Konfederata e Sindikatave kunder.

616
0

k.sindikKonfederata e Sindikatave të pavarura i kërkon qeverisë mosarritjen e moshës së pensionit, pavarësisht kërkesave që mund të vijnë nga FMN apo organizata të tjera ndërkombëtare. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla deklaron se ekzistojnë mundësitë për një reformim të thellë të sistemit, që sipas tij është i dështuar.

“Thelbi i këtij studimi është mosrritja e moshës së pensionit, por ristrukturimi i gjithë skemës së pensionit duke forcuar kapacitetet administrative të shtetit që merren me këtë problem, por dhe duke kryer një serë ndërhyrjesh të tjera përsa i përket skemës dhe duke luftuar informalitetin në ekonomi i cili fatkeqësisht është drastik. Problemi tjetër është dhe forcimi i shtyllës shtetërore që kemi sot me dy shtylla të tjera, pensioni i detyruar dhe pensioni vullnetar, të cilat duhet të futen me ligj të detyruara me qëllim që moshat e reja të kenë një pension sa më dinjitoz dhe sa më të përshtatshëm kur të arrijnë në moshën e pleqërisë. Qeveria jonë besoj se i ka të gjitha kapacitetet për të argumentuar përpara FMN-së dhe BB-së që nuk duhet rritur mosha e pensionit.”- u shpreh Nikolla.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave paralajmëron qeverinë që në rast të një vendimi pro, do t’i duhet të përballet me protesta të sindikatave dhe qytetarëve. “Veprimi do të jetë shumë drastik kundërshtues.”- tha Nikolla.

Çështja është diskutuar dhe në konferencën kombëtare të organizuar nga Konfederata e Sindikatave, me përfshirjen e qeverisë, sindikatave dhe biznesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here