HYRJE Ekonomi Rritet vlera e lekut ndaj euros dhe dollarit

Rritet vlera e lekut ndaj euros dhe dollarit

0
135

Gjatë vitit 2017, Leku i ka rritur pozitat e tij ndaj Euros dhe Dollarit, por kundrejt monedhës amerikane, rritja e Lekut në tregun valutor shqiptar është gati 8 pikë.

Më 10 prill, një dollar sipas Bankës së Shqipërisë këmbehej me një kurs mesatar prej 128.21 lekë, ndërsa në fund të majit, monedha amerikane ka zbritur në 120.27 lekë.

Trendi rënës i Dollarit është vënë re edhe në tregjet ndërkombëtare kundrejt Euros, por lëvizjet nuk kanë qenë të mëdha.

Profesori i Ekonomisë, Adrian Civici e lidh këtë zhvillim në vendin tonë me faktorë të tjerë, përveç atyre ndërkombëtarë.

“Mendoj që rënia e kursit të Dollarit ka të bëjë edhe me një faktor tjetër, me largimin e biznesit shqiptar, të tregtisë që ne bëjmë, nga zonat e dollarit dhe nga përdorimi i Dollarit si monedhë. Kemi një përqindje shumë të lartë të pranisë së Euros në Shqipëri”, thotë Adrian Civici.

Në këtë situatë nuk këshillohet pjesëmarrje aktive në kursin e këmbimit, sidomos në sasi të vogla, dhe të bëhet kujdes me kreditë, si për individë, ashtu edhe për biznese.

“Shumicën e rasteve, meqenëse normat e interesit sidomos për Dollarin janë shumë të ulëta, një pjesë e njerëzve dhe bizneseve mendojnë se duke marrë kredi në Dollar mund të kenë përfitime, aq më tepër nga çmimi i lirë i Dollarit në treg sot. Por nëse të ardhurat dhe aktiviteti i tyre kryesor zhvillohet në Lekë, atëherë ata janë vazhdimisht të rrezikuar nga ndryshimet e kursit të këmbimit. Po aq sa mund të jetë i favorshëm sot, disa javë ose disa muaj më vonë ky kurs mund të bëhet i pafavorshëm”, thotë më tej Adrian Civici.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here