Home Aktualitet Rritet cmimi i Pasaportave dhe kartave te identitetit

Rritet cmimi i Pasaportave dhe kartave te identitetit

596
0

pasaporteShqiptarët, që do të aplikojnë nga 1 Janari i vitit 2015-s për karta të reja identiteti dhe pasaporta biometrike do t’u duhet të paguajnë më shumë. Letërnjoftimet do të kenë element shtesë sigurie, por edhe do të mundësojnë përfitimin e shërbimeve publike elektronikisht.

Nga 1 janari, shtetasit shqiptarë do të paguajnë 1 500 lekë për kartat e identitetit dhe 7 500 lekë për pasaportat biometrike. Kuponët e rinj me tarifat e reja do të jenë në shitje nga 1 janari i vitit të ardhshëm ndërsa kuponët ekzistues do të mund të përdoren deri me 30 dhjetor.

Pas kësaj date, kuponët e blerë për karta identiteti apo pasaporta biometrike nuk do të jenë të vlefshme, çka nënkupton se me kuponët aktualë nuk do të mund të përfitosh kartën dhe pasaportën e re biometrike pas 1 janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here