Home Aktualitet Rriten aplikimet per pasaporta biometrike

Rriten aplikimet per pasaporta biometrike

939
0

Një milion pasaporta biometrike parashikohen të prodhohen deri në fund të këtij viti. Zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, në një intervistë për Alsat, konfirmon se deri më tani kanë aplikuar mbi 650 mijë shtetas për pasaportën biometrike, ndërsa numri i aplikuesve pritet të rritet me ardhjen e emigrantëve.

“Kemi rreth 670 mijë aplikime për pasaportat, dhe sistemi punon shumë mirë. Nga këto, 655 mijë janë prodhuar dhe janë dërguar te qytetarët. Mes aplikimit dhe provimit është një javë kohë, që do të thotë pasaportat merren nga qytetarët në më pak se dy javë. Lidhur me kartat, kemi një sukses të dukshëm, janë mbi 2 milion e 100 mijë aplikime”, tha Ferdinand Poni, zv.ministër i Brendshëm.

Poni sqaron se nga afati i aplikimit deri te tërheqja e pasaportave biometrike, duhet vetëm një javë kohë, ndërsa kërkohet nga qytetarët që të paraqiten në kohë për tërheqjen e dokumenteve të prodhuara. Dy herë më i lartë është numri i aplikuesve për kartat e identitetit. Dokumentet biometrike të identifikimit janë një prej kushteve teknike për përfitimin nga liberalizimi i vizave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here