Home Ekonomi Rregullat e legalizimeve per ndertimet pas 2009-es

Rregullat e legalizimeve per ndertimet pas 2009-es

1003
0

185580TIRANE- Përmes një udhëzimi të lëshuar në 15 korrik, ALUIZNI ka përcaktuar procedurat, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe formularin që do përdoret për të aplikuar për legalizimin e objekteve pa leje të ndërtuara pas vitit 2009.

Ne dokument, i cili mban firmën e kreut të institucionit, Artan lame, shpjegohet se në kushtet e ndryshimeve të reja në ligjin për legalizimet, lind nevoja e nxjerrjes së një Udhëzimi të ri “për miratimin e formës, mënyrës së plotësimit, dhe administrimit të deklaratës për përfshirje në procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje”.

Dokumentacioni
Në udhëzim është bashkangjitur edhe formulari zyrtar që do të plotësojnë vetëklaruesit për t’u përfshirë në procesin e legalizimit. Aty përcaktohen gjithashtu edhe dokumentet që duhet të paraqesin gjatë vetëdeklarimit, zotëruesit e objekteve pa leje të ndërtuara pas vitit 2009.

“Subjektet posedues duhet të dorëzojnë në momentin e vetëdeklarimit edhe dokumentacionin e mëposhtëm: Certifikatë e gjendjes familjare; Dokument pronësie (kopje të njësuar me origjinalin) për truallin ku ngrihet ndërtimi pa leje/shtesa në ndërtim me leje, nëse disponohet; dokumentacioni i lejes së ndërtimit për objektin kryesor/bazë (në rastet e shtesave në ndërtime me leje), nëse disponohet; kopje e dokumentit të identifikimit të deklaruesit”, theksohet në Udhëzim.

Ligji i ri
Përmes disa ndryshimeve ligjore, të miratuara tashmë në Kuvend, Këshilli i Ministrave u ka ndezur dritën jeshile legalizimit të objekteve pa leje të ndërtuar pas vitit 2009. Qeveria ka përcaktuar që çdo qytetar, i cili ka ndërtuar pa leje, në tokë shtet apo me pronar, deri përpara datës 27 qershor 2014, do mund të aplikojë për legalizimin e objektit. Do mund të aplikohet gjithashtu edhe për legalizimin e objekteve ndihmëse në funksion të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që qeveria ka vendosur të njohë si të vlefshme edhe vetëdeklarimet e bëra pranë njësive të qeverisjes vendore.

Vetëdeklarimet
Sipas ALUIZNI-t, një pjesë e mirë e këtyre qytetarëve, pavarësisht ndalimit ligjor, e kanë bërë vetëdeklarimin që gjatë viteve 2013 dhe 2014, por ishin aktualisht të bllokuara, për shkak të dispozitës së Kodit Penal që nuk i lejonte të përfshiheshin në procesin e legalizimeve. Këta qytetarë nuk do ta kenë të nevojshme të kryejnë procesin e vetëdeklarimit, pasi është i vlefshëm ai që kanë bërë. Ndërkohë që pjesa tjetër duhet të bëjë vetëdeklarimin si kusht i domosdoshëm për legalizimin e ndërtimit dhe fitimin e pronësisë mbi truallin.

Vetëdeklarimet për legalizim, të bëra pranë njësive të qeverisjes vendore, sipas nenit 7, të këtij ligji, përfshirë dhe ato që kanë mangësi në elementet e formës, si dhe kërkesat për legalizim, të depozituara sipas ligjit nr.141/2013, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, konsiderohen të mirëqena.”, thekson ligji i ri.

500 metra
Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil. Në rastin e ndërtimeve me funksion banimi, si rregull, sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë duhet të jetë deri në masën e trefishit të bazës së ndërtimit, por në çdo rast jo më e madhe se 500 m². Për ndërtimet pa leje me funksion social-ekonomik zbatohet vetëm kriteri i trefishit të sipërfaqes së bazës së ndërtimit.

ALUIZNI: Asnjë legalizim pa kryer vetëdeklarimet
ALUIZNI ka njoftuar zyrtarisht të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar në tokë të të tretëve pas vitin 2009 të kryejnë vetëdeklarimet në sportelet e Agjencisë, si e vetmja mënyrë për të legalizuar ndërtimet e tyre. “Te nderuar qytetarë! Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ju njofton se: kush ka ndërtuar një objekt pas vitit 2009 deri ne prill të vitit 2014 në tokë shtet ose të të tretëve janë të lutur ta vetëdeklarojnë pranë zyrave të ALUIZNI-t. Vetëm në këtë mënyrë mund të jetë pjesë e procesit të legalizimit objekti juaj informal”, theksoi Agjencia përmes një njoftimi zyrtar të bërë gjatë kësaj jave.185580185580

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here