Home Sociale Rregjistrimi në shkolla, të gjithë duan gjimnazet VIP

Rregjistrimi në shkolla, të gjithë duan gjimnazet VIP

758
0

Ata që janë regjistruar në klasen e 10-të në shkollat e mesme, kane qënë pjesë e rradhëve të gjata dhe kanë pritur me orë të tëra jashtë derës së shkollës. Të shoqëruar nga prindër ose jo, ata priten në dyert e drejtorive të shkollave për tu regjistruar në gjimnazet më të preferuara në Tiranë. Zgjedhja e shkollave më në zë, tashmë është një fenomen, pasoja e së cilës janë klasa të mbingarkuara.
Drejtoresha e Gjimnazit “Ismail Qemali”, Vojsava Thansi thotë se nxënësit duhet të gjejnë një tjetër alternativë. Duhet të frekuentrojnë edhe shkollat e mesme profesionale, pa mbipopulluar klasat ne gjimnazet publike.
Të gjithë rendin për tu regjistruar në gjimnazin “Sami Frashëri”, “Petro Nini Luarasi”, “Ismail Qemali” apo “Qemal Stafa”, ndërkohë që numri në rritje i nxënësve, ka bërë që edhe ketë vit mësimi të zhvillohet me turne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here