HYRJE Sociale Rikthehen ne mode xhinset e gjera

Rikthehen ne mode xhinset e gjera

0
30

Për shumë vite me radhë xhinset e ngushta kanë qënën kryefjala e modës së xhinseve, por tashmë do të duhet të ngelen në fund të garderobës, dhe ku i dihet mund të dalin prej aty kur të rikthehen prapë në modë.

Madje dhe firma të njohura në gjithë botën nuk po prodhojnë më këtë lloj xhinsi duke iu kthyer atij të vjetrit.

Por çfarë nuk shkonte me xhinset e ngushta? “Ka qënë pikërisht ngushtësia e tyre”, thotë Donna Wallace, redaktore për aksesorët në revistën prestigjioze Elle.

Perceptimi ynë për atë që quhet “cool” ka ndryshuar, dhe nuk është më xhinsi i ngushtë. Pikërisht ndryshimi i modës së xhinseve është një shenjë e ndryshimeve të mëdha në fushën e modës.

-Ja pesë modelet e xhinseve që duhet të blini tani

-Boyfriend jeans
Ky lloj xhinsi është antiteza e xhinseve të ngushta. Me formë mashkullore, me bel të lartë, të projektuar për tu larë e veshur gjatë viteve të ardhshme. Si t’i kombinoni? Casual me një t-shirt apo në dimër me një bluz kashmiri. Ndërsa për në mbrëmje një xhaketë të freskët, me mëngë të shkurtra dhe taka të larta.

-Të vjetra me dekonstrukt
Në llojet e reja të xhinseve bie diçka në su, ‘Cult jeans”. Kur Vetemens morri dy palë xhinse Levi të cilësisë së mirë, i shqepte dhe më pas i qepte së bashku për të formuar një markë unike si xhepat e dyfishtë, ajo krijoi një fenomen. Si t’i kombinoni? Fjalën kryesore e kanë xhinset, kështu që mos ua largoni vëmendjen. Një këmishë apo hoodie do të ishte perfekte.

-Xhinset e mamasë
Ato karakterizohen nga beli i lartë, zbulojnë kyçin e këmbës dhe janë xhins i trashë, një tendencë e huazuar nga vitet ’80-’90. Si t’i kombinoni? Përqafoni modën e viteve ’80. Një bluzë me qafë të ngushtë, apo një këmishë të bardhë që e fusni nën xhinse për të treguar belin e lartë.

-Xhinset e prera
Në pjesën e sipërme këto xhinse kanë atë të xhinseve të ngushta, por në pjesën e poshtme kanë stilin e viteve ’90, të prera dhe që nxjerrin në pah kyçin e këmbës. Si t’i kombinoni? Theksi këtu është kyçi i këmbës, kështu që vishini këtë lloj xhinsesh me gjysmëçizme me takë të lartë, dhe sipër një kombinim me xhaketë.

-Të modifikuara
Kthimi tek modifikimi është fjala e fundit e modës. Për shembull Guçci ka sjellë trendin e qëndismave në xhinse, mjaft popullor këtë vit. Ndërsa Levi jep mundësi personalizimi ku mund të shtoni pala, qepje, apo palosje të thjeshtë. Si t’i kombinoni? Njësoj si stili me dekonstrukt, ku fjalën kryesore e kanë xhinset dhe janë ato që duhen theksuar. Pra, pjesa tjetër e veshjeve të jetë e thjeshtë.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here