Home Ushqim Rendesia e konsumimit te frutave me gjithe lekure

Rendesia e konsumimit te frutave me gjithe lekure

1545
0

Konsumimi i frutave me gjithë lëkurë ka rëndësi te madhe per shendetin tone .

Lëkura e portokalleve

Është e pasur me vitamina A, B, minerale si zink, kalcium, selen. Idealja do të ishte të konsumohej pasi të jetë grirë në mikser.

Lëkura e bananes

Rrit nivelin e serotoninës, është e pasur me fibra dhe potas. Në disa vende të Azisë lëkura e bananeve piqet ose futet në frigorifer, duke u futur në ëmbëlsira të ndryshme.

Lëkura e shalqirit

Përmban vitaminë C, vitaminë B6 dhe citrulinë, një aminoacid që ndihmon venat e gjakut për të lehtësuar qarkullimin. Hiqni vetëm pjesën jeshile dhe pjesën e bardhë hajeni lirisht.

Vetitë e frutave sipas ngjyrave

Viola- Ka efekte pozitive në aparatin urinar, kundër plakjes dhe në memorie.

Jeshilja- Ka efekte pozitive në sy, kocka dhe dhëmbë si dhe redukton rrezikun e tumoreve.

E bardha- Ka efekte pozitive në nivelin e kolesterolit, redukton rrezikun për t’u prekur nga tumori dhe sëmundjet kardiovaskulare.

E verdha dhe portokalli- Kanë efekte pozitive në sistemin imunitar, sy, lëkurë, si dhe redukton rrezikun për t’u prekur nga tumori dhe sëmundje kardiovaskulare.

E kuqja- Ka efekte pozitive në aparatin urinar, memorie, redukton rrezikun për t’u prekur nga tumori dhe sëmundjet kardiovaskulare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here