Home Kosova Refuzohet zyrtarisht kërkesa e Nikolic për të vizituar Kosovën

Refuzohet zyrtarisht kërkesa e Nikolic për të vizituar Kosovën

619
0

nikolicZv/kryeministri kosovar dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç, për të vizituar Kosovën.

Konfirmimi zyrtar u bë pak më parë, në një komunikatë dërguar nga Ministria e Dretësisë, ku janë bashkangjitur kërkesa e presidentit Nikoliç, e cila është përcjellë te zv/kryeministri Kuçi nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, si dhe refuzimi i kërkesës.

Dje, media njoftonte se institucionet e Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së presidentit të Serbisë për ta vizituar Kosovën gjatë Krishtlindjeve ortodokse.
Zv/kryeministri Kuçi, ka thënë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se vizita të liderëve serbë mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Ky vendim, sipas tij, është marrë edhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë. Kërkesa për vizitë ishte adresuar nga presidenti serb, fillimisht në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e njëjta iu është përcjellë autoriteteve të Kosovës që dhanë përgjigje negative.

RTK raportoi sot nga Presheva se, përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës e kanë vlerësuar lart qëndrimin zyrtar të qeverisë së Kosovës, për kushtëzimin e vizitave të liderëve serbë në Kosovë, me ato të liderëve kosovarë në Luginën e Preshevës.

Në këtë raportim theksohet se, shqiptarët e Preshevës, Buajnocit dhe të Medvegjës, ndryshe nga fqinjët e tjerë kanë pranuar realitetin e ri në Ballkan, por të drejtat e tyre me dekada janë nëpërkëmbur. Ndaj si domosdoshmëri të kohës, kanë zgjedhur alternativën për kërkim të realizimit të të drejtave të tyre në shkallë reciprociteti me realizimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here