Home Shendetesi Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe zemrën

Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe zemrën

7994
2

Shpeshherë, kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme, themi “të kemi shëndetin”. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë japin një sërë këshillash e kurash popullore të thjeshta për të larguar kollën që shfaqet sidomos kur jemi me grip apo të ftohur. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike.Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm këshillat mjekësore për çajrat, bimët, frutat e perimet që largojnë kollën. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet që shfaqen në stinën e dimrit, simptomat dhe çajrat që i kurojnë ato. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Disa mënyra të thjeshta për të parandaluar kollën dhe për ta larguar atë në rastet e gripit, apo të ftohurit. Si të përgatisni çajrat me fruta për të kuruar sëmundjet e shfaqura në stinën e dimrit, gripin, të ftohurit, kollën e shumë të tjera. Pjesët e bimës që duhet zier dhe sasia që duhet përdorur. Këshillat më të fundit që japin mjekët për këdo që dëshiron një shëndet të mirë gjatë stinës së ftohtë të dimrit. Si të parandaloni dhe largoni kollën e vazhduehsme që ju bezdis fytin. Si të konsumoni ushqimet e duhura në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm. Çfarë këshillojnë mjekët popullore për efekte kuruese të frutave. Disa mënyra të thjeshta për të shëruar kollën. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Do të gjeni disa receta të thjeshta të mjekësisë popullore për përgatitjen e çajrave me fruta kuruese dhe këshillat më të fundit.

ACARIMI I BAJAMEVE
Bajamet e acaruara pudrosini nga jashtë me tokë kuruese. Kompresa me gjizë. 250 gramë gjizë, uthull molle, 3 pika tinkturë duhan mali-total. Gjizën qulleni mirë duke i hedhur uthull përsipër dhe pas saj dhe 3 pikat e tinkturës duhan mali-total. Tundeni përzierjen mirë e mirë.
Përdorimi:
Qullin (pelten) hidheni në një copë të linjtë me përmasa të tilla që t’i përshtaten fytit të pacientit. Gjizën hidheni direkt në lëkurë. Mbështilleni me një stof leshi. Kompresën hiqeni kur të jetë tharë gjiza dhe të thërrmohet. Pastaj lajeni lëkurën me kujdes me ujë të ngrohtë. Pacientit mbështilljani fytin me shall të freskët. Përsëriteni të njëjtën gjë mbas tre orësh.

VRIMAT E HUNDËS – PEZMATIM MUKOZASH
Banjë avulli me lisën. 1 dorë lisën, 5 pika vaj bergamot. Bëni një çaj me lisën. Lëreni të ziejë duke lëshuar flluska për 3 minuta. Hiqeni nga zjarri por mos e kulloni. Hidhni brenda në të 5 pikat e vajit të përmendur më sipër.
Përdorimi:
Me një peshqir mbi kokë afrojuni avullit dhe thithni sa më shumë. Kjo lloj banje me avull është e rekomandueshme për çdo rrufë si dhe u bën mirë organeve të frymëmarrjes.

FARINGITI (MALCIMI I GRYKËVE)
Limon – vaj. 1 limon, 2 thelpinj hudhre, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Copëtojini mirë thelpinjtë e hudhrës në një tas të vogël, hidhni vajin e ullirit dhe përziejini mirë. Pastaj shtrydheni fort limonin pikë-pikë dhe përziejeni edhe një herë mirë.
Përdorimi:
Merrni 3 herë në ditë nga 2 lugë çaji. Pilari shton: ”Ky ilaç përdoret dhe është i rekomandueshëm për acarim bajamesh, kundër dhimbjeve të fytit, malcimit të grykëve, ngjirjes së zërit –pra kur të ikën zëri. Meqë njerëzit tanë këndojnë me qejf dhe me zë të lartë, si dhe flasin dhe qeshin shumë, kjo recetë është sprovuar shpesh.”

Çajrat që duhet të pini për të mos pasur kollë

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Çaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën. Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve. Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

Përdorimi çajit

Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

Bronket

Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. Çaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.

Përgatitja e çajit

Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Lëngjet e frutave për parandalimin e kollës

Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

Lulja e Blirit
Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.
Fieri i Gurit
Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

Studimi, çokollata shëron kollën

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.

Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.

Hudhra
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri të koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore, – thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralësh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferrat
Manaferra është një frutë i ëmbël në shijë, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është mëse i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Dukët e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra
Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshëm edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.

Proteina e hirrës
Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu që ato mund të rrisin sistemin imunitar, të neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës te frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi
Është një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve. Elbi ka treguar se përmirëson imunitetin aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i “101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj”. Elbi mund të shtohet lehtësisht të supërat, mishi i zier dhe sallatat. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël
“Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotenin”, thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotinë. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim, etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Disa arsye pse nuk duhet të teshtini në publik

Nëse nga një teshtimë virusi mund të prekë 150 persona, atëherë janë plot 150 arsyet pse nuk duhet të teshtijmë në ambiente publike. E në fakt sipas studimeve të kryera teshtima ndihmon në lehtësimin e organizmit, e sidomos gjatë gjendjeve gripale. Prandaj më poshtë po japim disa këshilla të eksperteve të shëndetësisë të botuara nga “Daily Mail”. Kërkimet e zhvilluara në Universitetin e Neurologjisë të Pensilvanisë në SHBA, kanë treguar se teshtimat u bëjnë shumë mirë të gjithë njerëzve dhe se pas çdo “apshu”, hunda punon më në rregull dhe është në gjendje të ndjejë edhe aromat më të lehta. Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back. Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave. Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre? Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjëzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”. Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.
Ja 20 këshilla të ekspertëve të shëndetësisë për të shmangur përhapjen e piklave dhe viruseve në ambient kur teshtini.
1. Gjithmonë e kemi ditur se të teshtish dhe të kollitesh mund të bëhesh shkak për përhapjen e viruseve të ndryshme. Por sigurisht që këto rreziqe mund të parandalohen.
2. Një teshtimë e vetme në ambiente publike mund të përhapë virusin në thuajse 150 persona në vetëm pak minuta. Për të shmangur përhapjen e viruseve në ajër është e
3. këshillueshme që të mbani një shami hundësh për të parandaluar infektimin e personave të tjerë në raste virozësh.
4. Vërtet teshtima zgjat vetëm pak sekonda, por për personat rreth jush mund të jetë problem pasi viruset mund të përhapen në mjedis në pak minuta.
5. Studiuesit vëzhguan 1 300 persona të cilët punonin në ambiente të mbyllura pune dhe 2-3 prej tyre ishin të prekur nga gripi.
6. Teshtima e tyre përhapte në ambient një sasi të konsiderueshme virusesh. Gjatë çdo teshtime përhapeshin në ajër rreth 100 000 pikla.
7. Rezultatet u analizuan nga eksperti i gripit dhe të ftohurës Dr.Roger Henderson i cili i krahasoi këto studime edhe duke analizuar teshtimën e tij.
8. Për të penguar përhapjen e këtyre piklave që dalin gjatë teshtimës nevojitet shamia e hundëve, e cila do të pengonte kalimin e tyre në mjedis.
9. Në çdo teshtimë mund të preken 10 për qind e personave që gjenden pranë. Kjo ndodh edhe në raste udhëtimesh, ambientesh të mbyllura, sallash, etj.
10. Nëse teshtini në ambient pune gjatë periudhës kur ajo vjen si pasojë e gripit dhe jo alergjisë, atëherë personat që gjenden rreth jush mund ta mbartin virusin edhe nëse nuk shfaqin simptoma gripi.
11. Sipas studimeve piklat e teshtimës dhe përhapja e viruseve janë më të zhvilluara në disa ambiente, për shembull në autobus dhe urbanë kjo shifër është 99 për qind, në trena 96 për qind dhe në ambiente pune 88 për qind.
12. Sipas studimeve rreth 20 për qind e bashkudhëtarëve mund të mërziten me një person që teshtin vazhdimisht, dhe 33 për qind mund të përpiqen të shmangin kontaktin më ajrin që përmban këto viruse.
13. Meshkujt janë ata të cilët mund të përhapin më tepër viruse, sepse ata përdorin më pak shamitë, krahasuar me 81 për qind të femrave që e realizojnë atë.
14. Mos u mërzisni nëse pjesa më e madhe e personave që ju rrethojnë do përpiqen t’i shmangen teshtimës suaj. Vetëm 8 për qind e tyre mund t’iu thonë “Shëndet!”.
15. Shumica e njerëzve (rreth 67 për qind) nuk preferojnë të ulen në autobus, trena, etj. pranë një personi të sëmurë.
16. Ju nuk duhet të mos teshtini, apo të përpiqeni ta largoni teshtimën, thjesht merrni masat paraprake për të parandaluar përhapjen e piklave pas teshtimës në ambient të hapur.
17. Mendoni për personat që janë përreth jush para se të teshtini. Por mos u përpiqni të mbani teshtimën sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Ajo është së pari nj nevojë fiziologjike.
18. Vështroni rreth e rrotull dhe gjeni në pozicion ku teshtima juaj nuk do të përplaset me asnjërin prej tyre.
19. Nëse jeni në udhëtim dhe për momentin nuk po gjeni shaminë atëherë vendosni përpara gazetën apo revistën që jeni duke lexuar.
20. Shpesh herë është e këshillueshme të qeshni, pasi të qenit të lumtur ndihmon në largimin e shqetësimeve dhe harron teshtimat.

Vaksinimi s’është mënyra e vetme për të parandaluar gripin
Ju mund të mbroheni nga gripi edhe sikur të mos e merrni vaksinën kundër tij këtë vit. Këto masa të thjeshta mund të pengojnë përhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnë që të mos sëmureni: Shmangni kontaktet nga afër. Shmangni kontaktin me njerëzit e sëmurë. Kur jeni sëmurë, qëndroni larg të tjerëve që të mos sëmuren edhe ata. Kur jeni sëmurë, qëndroni në shtëpi. Kur jeni sëmurë, po të jetë e mundur mos shkoni në punë, në shkollë dhe mos kryeni punë të tjera jashtë shtëpisë. Në këtë mënyrë ndihmoni që të mos sëmuren të tjerët prej jush.

Mbuloni gojën e hundën
Mbuloni gojën e hundën me një shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata që ndodhen pranë jush që të mos sëmuren.

Pastroni duart
Larja shpesh e duarve ju ndihmon që të mbroheni nga mikrobet. Mos prekni sytë, hundën ose gojën, Mikrobet shpesh përhapen kur dikush prek diçka të ndotur me mikrobe dhe pastaj prek sytë, hundën ose gojën e vet. Ndjekja e disa rregullave të tjera të mira si gjumi i plotë, angazhimi në aktivitete fizike, shmangia e stresit, pirja e ujit dhe ushqimi i mirë, ju ndihmojnë për të gëzuar shëndet të mirë gjatë dimrit si dhe gjatë gjithë vitit. Përveç kësaj, ka ilaçe antivirale kundër gripit që mund të përdoren për ta parandaluar ose luftuar atë nëse fillohet të merren brenda dy ditëve të para të sëmundjes.

Përse kollitemi dhe teshtijmë
Nëse mikrobet kalojnë nëpër hundën dhe gojën tuaj, trupi përpiqet t’i nxjerrë ato jashtë. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtë mikrobet nga mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Të vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet që kanë hyrë në stomakun dhe zorrët tuaja.

Pse ënjten plagët?
Kur mikrobet hyjnë nën lëkurë, rruazat e bardha të gjakut i gjejnë shpejt ato. Kështu lëshojnë histaminë, e cila bën që gjaku të grumbullohet në këtë zonë. Zona e mbushur me gjak irritohet-skuqet, fryhet, nxehet dhe bëhet shumë e ndjeshme ndaj dhembjes. Lëkura e irrituar nuk është gjithmonë e dëmtuar – sistemi juaj imunitar po bën punën e tij.

Çfarë bëjnë antitrupat?
Antitrupat janë molekula që gjejnë mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa të formave të ndryshme që notojnë në lëngjet e trupit tuaj. Kur një antitrup takon një mikrob në formë të ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha të gjakut të sulmojnë mikrobin.

Sistemi imunitar
Sa herë teshtini, kolliteni, villni, gërvishteni, ju pickon një insekt, vriteni, ënjteni, skuqeni, ftoheni, ju përzihet, keni rrufë, diarre apo temperaturë, ajo që ndodh nuk është veçse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bën të pamundurën për t’i izoluar, shkatërruar ose për t’i flakur ato jashtë trupit tuaj.

Efektet e lëngut të mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë të njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Mjeku rekomandon pirjen e çajit të mollës 3 herë në ditë 1 gotë, por gjithmonë pas bukë. Lulet e mollës përdoren në formën e çajit që qetëson kollën. Për kollën e butë këshillohet 1 kokërr molle, lëngu i një kokrre limoni, 2 lugë mjaltë dhe pak ujë. Molla pritet në kubikë të vegjël dhe zihet me ujë së bashku me lëngun e limonit. Më pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa të formohet një masë e trashë si qull. Kura e përgatitur përdoret disa herë në ditë nga 1 lugë gjelle. Kurse gjethet e kësaj peme përdoren për lehtësimin e ënjtjeve në trup. Një grusht nga këto gjethe hidhen në 2 litra ujë dhe lihen të zihen për 20 minuta. Çaji pihet 2 herë në ditë nga gjysmë gote para buke. Molla zvogëlon kolesterinën në gjak dhe preferohet si preventiv për arteriosklerozën dhe hipertensionin në gjak. Është mirë të konsumohen 3 kokrra molle në ditë.

Cilat ushqime do t’ju mbrojnë nga gripi

Karota si truprojë
Duke marrë sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta ngjyrë portokalli dhe të gjelbër, sikur që janë karota, kungulli, spinaqi dhe lakra, do të keni nivel optimal të vitaminës A në organizëm, i cili ruan integritetin e lëkurës dhe mukozës, duke penguar hyrjen në trup të mikrobeve, viruseve dhe shkaktarëve të tjerë të sëmurjeve.

Mishi i kuq forcon mukozën
Gjësendet ushqimore të pasura me proteina ndihmojnë në ruajtjen e funksionit normal të mukozës së veshëve, fytit dhe hundës, që paraqesin mbrojtjen e parë kundër sulmit të virusit. Mishi i kuq, ai i pulës, peshqit, vezët, produktet e qumështit, perimet, bishtajat, pemët me gëzhojë, farat dhe produktet nga soja përmbajnë të gjithë përbërësit e nevojshëm që e forcojnë epitelin e qelizave të mukozës, prandaj duhet të konsumohen të paktën një herë në ditë.

Speci, antioksiduesi më i fortë
Nëse tashmë ju ka sulmuar virusi, duhet ta dini se organizmi lufton kundër tij me rruaza të bardha të gjakut, ku prodhimin e tyre e përshpejton vitamina C. Meqë kjo vitaminë nuk ruhet në organizëm, duhet që ta merrni në sasi të mëdha me ushqime. Speci, majdanozi, lulelakra, perimet me fletë, bizelet, portokalli, mandarina; janë disa nga ushqimet me vitaminë C.

Sardelet mbrojnë nga ftohja
Qelizat T janë, po ashtu, të rëndësishme për luftimin e viruseve. Zinku është elementi kyç për krijimin e këtyre qelizave. Sapo të bjerë niveli i zinkut në organizëm, organizmi bëhet më i ndjeshëm ndaj infeksioneve, ftohjes dhe gripit. Burim natyror i zinkut janë sardelet, mishi i lopës, spinaqi, etj.

Të kuqtë e vezëve forcojnë organizmin

Hekuri është minerali i dytë për nga rëndësia, kur bëhet fjalë për imunitetin. Pa praninë e tij, organizmi nuk mund ta absorbojë oksigjenin. Mungesa e tij shkakton dëmtim të sistemit imunitar.
Ushqimet që kanë zink, kanë edhe hekur, por ky mineral më së shumti gjendet në të kuqtë e vezëve, në bukën e vrugtë, lakër, etj.

Hudhra mbyt viruset
Hudhra përmban substancën e quajtur alicinë, e cila lirohet me
rastin e shtypjes, apo grirjes së hudhrës. Studime të shumta kanë treguar se kjo substancë eliminon aftësinë e virusit që t’i sulmojë qelizat e organizmit, apo që t’i dëmtojë ato. Hudhra, po ashtu, forcon edhe imunitetin.

Turshitë, të shëndetshme
Me gjithë disa studime që më parë thoshin se turshitë nuk janë ushqim i preferuar, kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ka ekspertë që thonë se ato janë burim i dobishëm i vitaminave gjatë dimrit. Natyrisht, kjo vlen për turshitë që nuk përmbajnë konservues, apo aditivë. Po ashtu edhe sasia e kripës nuk guxon të jetë e madhe. Apo, turshitë shpëlajini para se t’i hani, ngase kripa shkakton ngritjen e shtypjes së gjakut.

Të ftohurat
Ata që vuajnë nga të ftohtat e zakonshme ose të rënda do të duhet të marrin një lugë gjelle mjaltë të vakët me një të katërtën lugë me kanellë pluhur në ditë për tre ditë ky proces do të kurojë edhe kollën më kronike, të ftohtin dhe do të çlirojë sinuset.
Karamelet e mentolit kundër djegies së fytit
Tri ditët e para është normale që temperatura të jetë e lartë dhe mund të zgjasë deri në pesë ditë. Por kurrsesi nuk duhet ndërhyrë me antibiotikë, sepse i duhet lënë kohë organizmit që të reagojë. Thjesht ajo duhet mbajtur nën kontroll dhe vetëm nëse ajo ripërsëritet, pra nëse pas një periudhe qetësie rishfaqet, vetëm atëherë duhet përdorur antibiotiku. Medikamenti më i mirë për uljen e temperaturës është paracetamoli, veçse që të ketë efekt ai duhet përdorur një herë në katër orë. Disa mjekë janë kundër përdorimit të antibiotikëve për trajtimin e virozëve. Sipas tyre, kjo sëmundje kërkon trajtim sistematik dhe vetëm në raste të rralla mund të rekomandohen antibiotikë të lehtë. Kjo rekomandohet kur mjeku mendon se pacienti mund të ketë infeksion, pra kur pacienti, përveç shenjave të mësipërme, ka bajame të skuqura, e ka fytin shumë të skuqur apo ka zë të ngjirur. Shpesh ngjirja e zërit mund të jetë një sinjal i pranisë së infeksionit të faringut. Për dhimbjen e fytit zakonisht rekomandohen karamelet e mentolit, ose në kushte shtëpie mund të bëhen avuj me mentol. Për kollën mund të përdoren çajet, ndërsa të alergjikët rekomandohen dhe antihistamikët. Lëngjet e frutave dhe çajet e shumëllojshme me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre, kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Kura më natyrale e kollës tek fëmijët

Keni lexuar informacione të panumërta në lidhje me efektet anësore të ilaçeve anti-grip që u jepen fëmijëve. Kjo është dhe arsyeja që shumë nëna dhe baballarë preferojnë të zgjedhin alternativa të mbështetura tek bimët për të kuruar kollën e fëmijëve. Sipas një lajmi të dhënë në adresën Ehow.com theksohet se kurat natyrale shërbejnë njëlloj si ilaçet në kurimin e kollës.  Në shkrimin në të cilin theksohet se për të mësuar arsyen e kollës së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale e mira është që ta kontrolloni tek doktori, në të njëjtën kohë  thuhet  se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollën, por përdoren për të qetësuar fëmijën.
Ja ç’mund të bëni për të zbutur kollën e fëmijës suaj:

1- Jepini fëmijës shumë lëngje:
Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë  sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

2- Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë:
Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator  duke lehtësuar  bllokimin në mushkëri të fëmijës  dhe ngadalëson  të kollën e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje  merrni një qepë të thatë , ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumëze. Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të  zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur. Foshnjave nën moshën një vjeç mos i jepni asnjëherë mjaltë për arsye se mund të shkaktojë botulizmin tek ato.

3- Pakësoni infeksionet në mushkëri duke përdorur kurat bimore për kollën:
Një lloj myshku (alge) I cili gjendet vetëm në oqeanin Atlantik dhe Paqësor ndihmon në ruajtjen e lagështirës në mushkëri dhe pakëson krijimin e sekrecioneve. Bambu është një bime tjetër e cila pastron mushkëritë duke penguar ballgamin dhe pakësuar infeksionin. Qershia dhe mani përdoren shumë si kurime bimore në shërimin e ftohjes dhe kollës.

4- Njomeni ajrin për të pakësuar të kolliturat
Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.

2 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here