Home Ushqim Receta Tibetiane per nje jete te shendetshme

Receta Tibetiane per nje jete te shendetshme

1029
0

Nga Tibeti na vjen një recetë e lashtë prej 2000 vitesh e shkruajtur në terrakotë, recetë që do t’ju ndihmojë të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Pija e përftuar nga kjo recetë do t’ju ndihmojë në pastrimin e enëve të gjakut, do t’ju ruajë nga sulmet në zemër dhe në tru.

Kjo pije ulë mundësitë e shfaqjes së tumorit, përmirëson shikimin dhe ulë ritmin e plakjes.

Përbërësit
-300 g hurdhër
-1 kg limon i paspërkatur, bio
-1,5 litra ujë

Përgatitja
Hurdhërat dhe 1 kilogram limon me lëkurë i bluani shumë imët.
Vendosni ujin të ziejë dhe kur të ketë vluar shtini në të limonin dhe hurdhërat e grira imët.
Këtë përzierje lëreni të ziejë në zjarrë të pakët për 15 minuta fiks dhe më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet, ilaçin ruajeni në një enë qelqi.

Eliksirin duhet ta konsumoni çdo mëngjes, më stomakun bosh.

Sasia e përdorur çdo mëngjes është 0.5 decilitër për 25 ditë rresht.

Pas 25 ditësh duhet të bëni dhjetë ditë pushim dhe nëse gjëndja nuk është përmirësuar atëherë filloni përdoreni sërish këtë eliksir.

Personat e shëndetshëm të cilët vendosin që ta marrin ilaçin për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit le të përgatisin vetëm një deri në dy tretësira në vit madje dy herë nga 25 ditë në distancë kohore prej 6 muajsh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here