Home Shendetesi Receta Elektronike, edhe ne Tirane

Receta Elektronike, edhe ne Tirane

843
0

1488725333recetataPas pilotimit 1-vjeçar të recetës elektronike në qytetin e Durrësit, zbatimi i projektit ka nisur edhe në disa farmaci të Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i recetave elektronike të lëshuara gjatë 4 ditëve në kryeqytet është 3039, ndërsa numri i atyre të ekzekutuara në farmaci të ndryshme është 1462.

“Sigurisht që, si çdo gjë e re ka vështirësitë e veta dhe unë kërkoj këto ditë të para për Tiranën mirëkuptimin e pacientëve, të mjekëve por edhe të farmacistëve, por eksperienca më shumë se një vit në Durrës na jep sigurinë që ky projekt do të vazhdojë në mënyrë normale”, tha Beqaj.

Nga qendra shëndetësore numër 6 në Kombinat, kreu i Shëndetësisë dha një mesazh dhe kërkoi bashkëpunimin e pacientëve për të denoncuar mjekët që i dërgojnë pacientët në farmaci preferenciale: “Dua të siguroj dhe të jap këtë mesazh për çdo pacient. Kodi me pesë shenja që marrin nga mjeku i familjes mund të ekzekutohet në çdo farmaci të Tiranës, mjafton që farmacia të ketë shenjën dalluese me kontratë me Fondin. Nëse mund të ndodhë, që mund të ketë raste sporadike, kur ndonjë mjek i thotë pacientit që shko në këtë farmaci se ajo tjetra nuk e ofron këtë mundësi, kjo nuk është e vërtetë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here