Home Ekonomi Raporti në FMN: Ekonomia shqiptare ngritje të qëndrueshme

Raporti në FMN: Ekonomia shqiptare ngritje të qëndrueshme

689
0

Ministri italian i Financave, Pier Carlo Padoan raportoi në bordin e drejtorëve ekzekutivë të FMN-së se, ekonomia shqiptare ka vazhduar të forcohet edhe më tej në tremujorin e parë të këtij viti.

“Rritja ekonomike arriti në 2.6% për 2015-n, duke u përshpejtuar për të dytin vit me radhë. Treguesit e kërkesës sinjalizojnë rimëkëmbje të qëndrueshme edhe në 3-mujorin e parë të 2016-s, ndonëse çmimet e ulëta të naftës kanë dëmtuar eksportet shqiptare”, është shprehur Padoan.

Padoan është drejtor i FMN-së për 6 shtete, ku përfshihen Italia, Portugalia, Greqia, Malta, San Marino dhe Shqipëria. Dy herë në vit, ai raporton përpara bordit të drejtorëve mbi gjendjen e secilës prej këtyre ekonomive, si dhe zhvillimet e pritshme.

Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të përshpejtohet më tej gjatë viteve në vazhdim, nga forcimi i kërkesës së brendshme, përmirësimi i ambientit të jashtëm dhe klima më miqësore me biznesin.

Kreu i Financave të Italisë deklaron se, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar reformat dhe qeveria mbetet e vendosur për të konsoliduar financat publike.

“Rreziqet nga sektori energjetik janë reduktuar më tej, ndërsa masat për përmirësimin e administrimit fiskal kanë dhënë rezultate fillestare pozitive në uljen e informalitetit”, shton më tej Padoan.

Padoan vëren se borxhi publik ka ecur në një linjë me pritshmëritë, por thekson se shkalla e papunësisë mbetet e lartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here