Home Politike Rama: Do te bashkojme ALUIZNI-n dhe Hipoteken

Rama: Do te bashkojme ALUIZNI-n dhe Hipoteken

753
0

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i kryeministrit Rama për të zhvilluar dëgjesën me qytetarët.

Sikurse në qytete të tjera ku ka zhvilluar seanca të ngjashme, kreu i qeverisë e ka vënë theksin tek reformimi i administratës, një proces që sipas tij mund të ketë sukses vetëm nëse qeveria dhe qytetarët bashkojnë forcat.

“Problemet mund të fillojnë të zgjidhen nëse ndërtojmë një koalicion qeverisës real me njerëzit. Administrata është shtresa ku bllokohet linja e qeverisë me njerëzit dhe në këtë shtresë ka shumë elementë problematikë që duhen shkulur. Administrata jonë ka shumë njerëz parazitë e grabitqarë që duhen larguar njëherë e më parë. Ama këta nuk luftohen dot as nga ju, as nga ne. Këta luftohen nga ne dhe ju së bashku”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se reformimi i sistemit është i mundur, pasi problemet në radhët e tij nuk janë çështje buxheti, por njerëzish. Dhe për të reduktuar burokracitë që çojnë qytetarët nga njëra zyrë në tjetrën, ai ka theksuar:

“Ne do t’i bashkojmë në një ALUIZNI-n dhe Hipotekat, në mënyrë që mos ketë më sorollatje të qytetarëve”, ka shtuar Rama.

Ai ka shtuar se një tjetër nismë do të jetë zyra e deputetëve, e cila do të jetë në shërbim të qytetarit. “Zyra e deputetëve do të funksionojë rregullisht dhe deputetët do të dëgjojnë problemet një për një”, ka shtuar Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here