Home Politike Rama takon Presidentin Trump ne samitin e Nato-s ne Bruksel

Rama takon Presidentin Trump ne samitin e Nato-s ne Bruksel

1383
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me Presidentin e SHBA, Donald Trump gjatë Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel.

Këtë takim e konfirmon kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre.

Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre, ndërsa në qendër të bisedës mes Ramës dhe Trump ka qenë aleanca strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe lufta kundër ekstremizmit.

“Jam i lumtur për takimin mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. SHBA-të kanë gjetur një aleat të fortë tek Shqipëria në luftën kundër ISIS.

Pas vizitës në Shqipëri muajin e kaluar, dua të përgëzoj kryeministrin Rama për reformat që qeveria e tij ka ndërmarrë.

Reforma në drejtësi, mbetet një nga arritjet kyçe të qeverisë Rama, sepse ndihmon popullin shqiptar dhe të gjithë rajonin.

Kryeministri Rama ka treguar një lidership në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe drejtimin e vendit më afër Bashkimit Europian” shkruhet në letrën e kongresmenit amerikan.

Matt Gaetz ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here