Home Politike Rama: S’kam kërcënuar Maqedonine me ‘veto’, është keqpërdorur

Rama: S’kam kërcënuar Maqedonine me ‘veto’, është keqpërdorur

519
0

rama-natoGjatë konferencës së sotme me kryeministrin Vuçiç në Tiranë kryeministri Rama nuk ka lënë pa sqaruar edhe deklaratën e thënë prej tij lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Nato dhe qëndrimin e Shqipërisë për të.

Rama tha se është keqkuptuar fjala veto duke e cilësuar atë thjesht si një qendrim të mbështetur edhe në objektivat e samititi të Wellsit për anëtarësim, pikë e së cilit është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nga ana e Maqedonisë si kusht për anëtarësim në Nato.

“As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju me ndihmë e politikanëve të caktuar të Tiranës. Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe ne flasim në emër të NATO-s kur është fjala për t’i dhënë zë deklaratave të përbashkëta të NATO-s dhe samiti i Ëellsit ka përfshirë në objektivat që Maqedonia duhet të realizojë për të qenë në ANTO edhe marrëveshjen e Ohrit. Kështu që ne këtë e themi dhe do ta themi me plotë të drejtë, nuk është kërcënim por është thjesht qëndrim”, u shpreh Rama gjatë konferencës.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë gjatë ditës së dytë të samitit rajonal kundër terrorizmit në Tiranë ku maerrnin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit. Kryeministri Rama në fjalën e tij ka thënë se ngjarjet e fundit të ndodhura në Kumanovë janë përdorur për të ngatërruar termin shqiptar me atë terrorist e për këtë arsye kjo është e papranueshme për shtetin shqiptar.

Kujtojmë këtu se deklarata e Ramës lidhur me qëndrimin e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato është komentuar gjatë edhe nga mediat ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here