Home Aktualitet Rama: S’ka zgjedhje pa hapur kutite

Rama: S’ka zgjedhje pa hapur kutite

674
0
Kryetari i PS, Edi Rama, nga Nju Jorku gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” tha se opozita nuk do lejojë të zhvillohen në Shqipëri zgjedhje pa u hapur kutitë. Sipas tij, do të ketë përshkallëzim protestash, që nuk do të lejojnë zgjedhjet e tjera.Zoti Rama, PS do t’i vazhdojë përpjekjet e saj në institucionet e vendit, në Parlamentin e vendit, këtej e tutje?
PS është e lirë të zgjedhë çdo mjet të nevojshëm në një betejë të ndershme, në një betejë të drejtë, në një të drejtë qytetare dhe emancipuese për vendin, pa asnjë dyshim brenda vizionit të saj demokratik dhe europian, sipas të cilit ne përjashtojmë çdo formë dhune, por nuk përjashtojmë asnjë formë të protestës demokratike që tashmë është e qartë dhe nuk ka asnjë ekuivok se jemi në gjendje ta zhvillojmë me forca të jashtëzakonshme dhe me një mbështetje përditë e më shumë në rritje. Është e sigurt se PS, opozita shqiptare, nuk do të bëhet kurrë fasada e një Parlamenti që vazhdon të mos jetë Parlamenti i të gjithë shqiptarëve, por thjesht instrumenti i atyre që nuk i lanë shqiptarët të zgjedhin dhe kërkojnë t’i sundojnë, duke kapur çdo copë të shtetit, duke filluar nga vetë Parlamenti që nuk garanton as minimumin e normave të bashkëjetesës demokratike brenda asaj hapësire ku sot ka një përpjekje të përbindshme për të hequr sekretin, apo fshehtësinë e votës dhe përmes votës së hapur për të kontrolluar dhe gjunjëzuar edhe atë pjesë të mbetur të pushtetit gjyqësor, që nuk është ende nën kontrollin e këtij pushteti të korruptuar dhe korruptues.
Javën e kaluar Kryeministri Berisha tha se përpjekja juaj ka pasur si synim justifikimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pushtetit e vendor. Ju jeni shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa hapur kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit. A mund të pohoni ju sot se PS do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do t’i bojkotojë ato?
Unë pohoj se zoti Berisha duhet të harrojë çdo lloj mundësie për të mos na pasur përballë, na ka përballë dhe do të na ketë përballë në këtë betejë, në të cilën ne nuk zmbrapsemi asnjë milimetër dhe të cilën ne do ta çojmë përpara me fuqi të shumëfishuara edhe nga kjo mbështetje përditë e më e madhe ndërkombëtare që po gjen kauza e transparencës, si edhe nga vetëdija përditë e më e qartë e të gjithë miqve dhe partnerëve tanë për domosdoshmërinë e një transparence dhe të një këndvështrimi të ri mbi gjendjen në Shqipëri, që është larg së qenit një gjendje për të cilën shqiptarët duhet të jenë të kënaqur dhe për të cilën miqtë dhe partnerë ndërkombëtarë duhet të jenë të kënaqur. Thënë kjo, unë vazhdoj të këmbëngul, kam këmbëngulur edhe në këtë instancë të lartë të të gjitha forcave socialiste dhe progresiste të botës, që Shqipëria të mos penalizohet dhe shqiptarët të mos pengohen në lëvizjen e tyre të lirë. Dhe liberalizimi i vizave, i cili vazhdon të vonojë për shkak të Qeverisë dhe të Sali Berishës, të mos lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë krizë, që është përsëri përgjegjësia e Qeverisë dhe Sali Berishës.
Zoti Rama, nuk iu përgjigjet pyetjes a do të marrë pjesë PS në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm?
Unë iu përgjigja pyetjes dhe pa dyshim unë mund ta përsëris, që ne nuk do t’i shmangemi asnjë sfide, por nga ana tjetër mund të rikonfirmoj atë që kam thënë edhe më parë, që pa u plotësuar kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë një ballafaqim demokratik, i cili do të vazhdojë të përshkallëzohet, duke mos toleruar asnjë formë të ashtuquajtur zgjedhje, që në fakt nuk u jep mundësinë shqiptarëve të zgjedhin lirisht dhe të shohin të numëruar ndershmërisht votën e tyre.
Po ju vetë do të jeni kandidat sërish për Bashkinë e Tiranës?
Jam gjithnjë i lumtur të shoh se sa pranë Tiranës dhe Shqipërisë jeni të gjithë ju, dhe se si shpeshherë edhe pyetjet kaq larg nga Shqipëria dhe Tirana u ngjajnë pyetjeve të kafeneve të Tiranës. Por, është shumë herët për të folur për këtë. PS është e angazhuar në një betejë, që është shumë më e gjerë se sa thjesht korniza e zgjedhjeve vendore. Përpara se sa të flasim për zgjedhjet vendore, duhet të flasim dhe të vendosim për mënyrën se si do t’i çlirojmë zgjedhjet nga korrupsioni, se si do t’i çlirojmë zgjedhjet nga kthetrat e një pushteti, i cili gjithçka e ka varur tek grabitja e votës dhe siç ka qëndruar aty ku është përmes votës së grabitur, synon të vazhdojë të qëndrojë duke grabitur votën, gjë që ne nuk do ta tolerojmë më.
Zoti Rama desha të bëj një korrigjim të vogël se “Zëri i Amerikës” është një radio dhe televizion i respektuar që ka thënë gjithmonë të vërtetën, megjithatë ju falënderoj për intervistën.
Marrë me shkurtime nga “Zëri i Amerikës”

Kryetari i PS, Edi Rama, nga Nju Jorku gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” tha se opozita nuk do lejojë të zhvillohen në Shqipëri zgjedhje pa u hapur kutitë. Sipas tij, do të ketë përshkallëzim protestash, që nuk do të lejojnë zgjedhjet e tjera.Zoti Rama, PS do t’i vazhdojë përpjekjet e saj në institucionet e vendit, në Parlamentin e vendit, këtej e tutje?PS është e lirë të zgjedhë çdo mjet të nevojshëm në një betejë të ndershme, në një betejë të drejtë, në një të drejtë qytetare dhe emancipuese për vendin, pa asnjë dyshim brenda vizionit të saj demokratik dhe europian, sipas të cilit ne përjashtojmë çdo formë dhune, por nuk përjashtojmë asnjë formë të protestës demokratike që tashmë është e qartë dhe nuk ka asnjë ekuivok se jemi në gjendje ta zhvillojmë me forca të jashtëzakonshme dhe me një mbështetje përditë e më shumë në rritje. Është e sigurt se PS, opozita shqiptare, nuk do të bëhet kurrë fasada e një Parlamenti që vazhdon të mos jetë Parlamenti i të gjithë shqiptarëve, por thjesht instrumenti i atyre që nuk i lanë shqiptarët të zgjedhin dhe kërkojnë t’i sundojnë, duke kapur çdo copë të shtetit, duke filluar nga vetë Parlamenti që nuk garanton as minimumin e normave të bashkëjetesës demokratike brenda asaj hapësire ku sot ka një përpjekje të përbindshme për të hequr sekretin, apo fshehtësinë e votës dhe përmes votës së hapur për të kontrolluar dhe gjunjëzuar edhe atë pjesë të mbetur të pushtetit gjyqësor, që nuk është ende nën kontrollin e këtij pushteti të korruptuar dhe korruptues.Javën e kaluar Kryeministri Berisha tha se përpjekja juaj ka pasur si synim justifikimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e pushtetit e vendor. Ju jeni shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje të lira pa hapur kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit.

A mund të pohoni ju sot se PS do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk do t’i bojkotojë ato?Unë pohoj se zoti Berisha duhet të harrojë çdo lloj mundësie për të mos na pasur përballë, na ka përballë dhe do të na ketë përballë në këtë betejë, në të cilën ne nuk zmbrapsemi asnjë milimetër dhe të cilën ne do ta çojmë përpara me fuqi të shumëfishuara edhe nga kjo mbështetje përditë e më e madhe ndërkombëtare që po gjen kauza e transparencës, si edhe nga vetëdija përditë e më e qartë e të gjithë miqve dhe partnerëve tanë për domosdoshmërinë e një transparence dhe të një këndvështrimi të ri mbi gjendjen në Shqipëri, që është larg së qenit një gjendje për të cilën shqiptarët duhet të jenë të kënaqur dhe për të cilën miqtë dhe partnerë ndërkombëtarë duhet të jenë të kënaqur. Thënë kjo, unë vazhdoj të këmbëngul, kam këmbëngulur edhe në këtë instancë të lartë të të gjitha forcave socialiste dhe progresiste të botës, që Shqipëria të mos penalizohet dhe shqiptarët të mos pengohen në lëvizjen e tyre të lirë. Dhe liberalizimi i vizave, i cili vazhdon të vonojë për shkak të Qeverisë dhe të Sali Berishës, të mos lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me këtë krizë, që është përsëri përgjegjësia e Qeverisë dhe Sali Berishës.Zoti Rama, nuk iu përgjigjet pyetjes a do të marrë pjesë PS në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm?Unë iu përgjigja pyetjes dhe pa dyshim unë mund ta përsëris, që ne nuk do t’i shmangemi asnjë sfide, por nga ana tjetër mund të rikonfirmoj atë që kam thënë edhe më parë, që pa u plotësuar kushtet për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk do të ketë zgjedhje, por do të ketë një ballafaqim demokratik, i cili do të vazhdojë të përshkallëzohet, duke mos toleruar asnjë formë të ashtuquajtur zgjedhje, që në fakt nuk u jep mundësinë shqiptarëve të zgjedhin lirisht dhe të shohin të numëruar ndershmërisht votën e tyre.Po ju vetë do të jeni kandidat sërish për Bashkinë e Tiranës?Jam gjithnjë i lumtur të shoh se sa pranë Tiranës dhe Shqipërisë jeni të gjithë ju, dhe se si shpeshherë edhe pyetjet kaq larg nga Shqipëria dhe Tirana u ngjajnë pyetjeve të kafeneve të Tiranës. Por, është shumë herët për të folur për këtë. PS është e angazhuar në një betejë, që është shumë më e gjerë se sa thjesht korniza e zgjedhjeve vendore. Përpara se sa të flasim për zgjedhjet vendore, duhet të flasim dhe të vendosim për mënyrën se si do t’i çlirojmë zgjedhjet nga korrupsioni, se si do t’i çlirojmë zgjedhjet nga kthetrat e një pushteti, i cili gjithçka e ka varur tek grabitja e votës dhe siç ka qëndruar aty ku është përmes votës së grabitur, synon të vazhdojë të qëndrojë duke grabitur votën, gjë që ne nuk do ta tolerojmë më.Zoti Rama desha të bëj një korrigjim të vogël se “Zëri i Amerikës” është një radio dhe televizion i respektuar që ka thënë gjithmonë të vërtetën, megjithatë ju falënderoj për intervistën.Marrë me shkurtime nga “Zëri i Amerikës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here