HYRJE Politike Rama për The Wall Street Journal: “Mbështes fort krijimin e një zone...

Rama për The Wall Street Journal: “Mbështes fort krijimin e një zone ekonomike të përbashkët rajonale”

0
47

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një shkrim që ka publikuar në “The Wall Street Journal”. Në shkrim kreu i qeverisë garanton se “do të mbështesë fort krijimin e një zone ekonomike të përbashkët rajonale në Samitin e sotëm të Triestes, ku krahas liderve të Ballkanit marrin pjesë edhe kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron”.

Rama thekson se vetëm rritja ekonomike mund të stabilizojë rajonin në periudhën afatgjatë, dhe lidhjet më të ngushta me BE, do të ndihmojnë.

“Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë.

Kjo është e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krjimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Ne kemi disa ide që do t’i shprehim për t’i siguruar ata për qëllimet e mira të BE-së dhe jam i sigurt se Johannes Hahn, komisioneri europian për zgjerimin, do të bëjë të njëjtën gjë”, thotë kreu i qeverisë për “The Wall Street Journal.

Sipas tij, ekzistojnë disa dyshime mbi planin për krijimin e zonës rajonale ekonomike. Ai thotë se disa prej kolegëve të tij të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë.

Por, shton më tej, “mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë”

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here