Home Politike Rama per televizionin serb N1: “Serbia nje aleat potencial”

Rama per televizionin serb N1: “Serbia nje aleat potencial”

549
0

rama-serbi1
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij të dytë në Serbi, ku mori pjesë në Samitin Kinë-Ballkan, ka dhënë një intervistë për televizionin serb N1 ku u është përgjigjur pyetjeve dhe tematikave më të rëndësisshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fjalën e tij kryeministri ka përsëritur se Serbia nuk është armiku i shqiptarëve dhe se e kaluara është lënë pas, por përkundrazi e ka cilësuar si aleatin më të rëndësishëm në kuadër edhe të perspektivës Europiane.

Kryeministri shqiptar është shprehur se faktikisht armiku i vërtetë i dy vendeve janë disa nga problemet madhore të përbashkëta, si papunësia dhe varfëria që siç theksoi ai janë pasojë e keqqeverisjes së kaluar në të dy vendet.

Në këtë kontekst Rama ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme për popujt e dy vendeve dhe të ardhmen e tyre që të bashkëpunojnë, për t’i lënë të kuptohet edhe
Bashkimit Evropian që ata janë gati për tu bërë pjesë e familjes evropiane dhe që BE të bindet për të ndihmuar rajonin e Ballkanit.

“Serbia nuk është armiku ynë, Serbia është potencialisht aleati ynë më i rëndësishëm, me të cilat ne njerëzit, në Serbi, Shqipëri dhe rajon të bëjmë shumë më mirë. Kjo është vendimtare, sepse ne kemi një armik të përbashkët:.. Varfërinë, papunësinë, shumë gjëra që janë trashëgimi e qeverisë së keqe nga e kaluara,dhe këtu dhe atje.K janë në kërkim të përgjigjeve. Serbia dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për të siguruar që Bashkimi Evropian të bindet për të mbështetur Ballkanin” është shprehur kryeministri Rama

Rama: Ne nuk duhet të jemi aq të vegjël sa një top futbolli
Sa i përket ndeshjes Serbi-Shqipëri të 14 tetorit, Rama është shprehur se futbolli nuk duhet të kthehet në një çështje më të madhe se problemet e vërteta si varfëria dhe papunësia.
Kreu i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se si Serbia ashtu edhe Shqipëria, apo edhe marrëdhëniet mes dy vendeve nuk duhet të jenë të vogla sa një top futbolli.

“Futbolli po bëhet një çështje e madhe kur kemi probleme të tjera pas nesh, si problemet që unë përmenda. Le të japim një të ardhme të begatë për popujt tanë. Le të bëjmë që e kaluara të mos ndikojë të ardhmen tonë më të mirë, dhe së bashku ne mund të kemi një të ardhme më të mirë. Unë jam i sigurt për këtë. Le të bëjmë diçka të madhe së bashku. Le të mendojmë për veprat e mëdha. Ne nuk duhet të jemi aq të vegjël sa një top futbolli.” u shpreh kryeministri

Rama: Hiqni barrën dhe përballuni me realitetin, njihni Kosovën
Shefi i qeverisë shqiptare shpreh besimin se marrëdhëniet dypalëshe kanë për të ecur përpara edhe më tej. Duke iu rikthyer çështjes së Kosovës, Rama nënvizon se populli i Serbisë dhe vetë shteti serb do të jetë edhe më mirë në momentin që siç u shpreh ai, do të heqin qafe barrën e rëndë dhe të përballen me realitetin, duke e njohur Kosovën

“Marrëdhëniet tona kanë për të shkuar përpara. Unë vendosmërisht besoj se kur Serbia të heqë barrën dhe të përballet me realitetin dhe të njohë Kosovën, Serbia do të marrë më të mirën, të gjithë do të jenë më mirë,” tha Rama

I pyetur lidhur me ftesën e bërë nga ai për homologun Vuçiç për një vizitë në Tiranë, Rama ka konfirmuar se këtë ftesë ia ka thënë si në konferencën për shtyp të përbashkët më 10 nëntor ashtu edhe në takimet private.

Rama: Vuçiç të flasë ç’të dojë në Tiranë
Rama është shprehur se Vuçiç mund të vijë e të thotë ç’të dojë në Tiranë dhe se asnjë nuk do të ndihet i provokuar. Kjo sepse siç tha ai, nuk ka komplekse rreth çështjeve të tilla.

“Unë e ftoi atë për të ardhur në Tiranë, e kam thënë në konferencën për shtyp dhe private. Ai mund të vijë e të thotë çfarëdo që ai dëshiron në Tiranë dhe askush nuk do të ndihet i provokuar, askush nuk do të ndjejë asgjë të gabuar, sepse populli shqiptar nuk ka komplekse rreth çështjeve të mëdha. Në të njëjtën kohë ne duhet të bashkëpunojmë.” tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here