Home Politike Rama: Mos heqja e vizave per Kosoven padrejtesi cinike, turp per BE-ne

Rama: Mos heqja e vizave per Kosoven padrejtesi cinike, turp per BE-ne

573
0

rama-mustafa7

Më shumë se një vit nga mbledhja e Prizrenit, dy qeveritë shqiptare, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, u mblodhën në takimin e dytë të përbashkët, këtë radhë në kryeqytetin e Shqipërisë.  Mbledhja e përbashkët e dy qeverive u zhvillua në Pallatin e Kongreseve nën moton “Një tokë, Një popull, Një ëndërr”.

Mbledhja u cel me fjalën përshëndetëse nga dy kryeministrat Edi Rama dhe i Kosovës Isa Mustafa. Më pas axhenda vijoi me prezantimin e partneritetit strategjik nga ministrat e Jashtëm Ditmir Bushati dhe i Kosovës Hashim Thaci, për të vijuar më tej me shqyrtimin e marrëveshjeve.

Ora 13:25 Pyetjet e gazetarëve për Rama dhe Mustafa:
rama-mustafa2

Nëse synimi dhe pretendimi i dy qeverive është të bashkëqeverisin, a mendoni se do të arrini objektivat kundër korrupsionit në shoqëritë tona?
Mustafa: Unë mendoj se çështja e korrupsionit, nuk është çështje që mund të luftohet vetëm me masa represive. Ne do të qasemi në mënyrë pozitive përmes zhvillimit ekonomik. Për aq sa krijojmë vende pune, perspektivë, ne në këtët mënyrë luftojmë edhe korrupsionin. Çështje tjetër është ajo e prokurorisë, gjykatave, por ne do të mundojmë të zhvillojmë ekonomitë tona.
Rama: Ne besojmë që lufta me themel kundër korrupsionit është lufta me themel për modernizmin e shtetit. Në një shtet modern ka shumë më pak korrupsion se një shtet arkaik. Sepse nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por e kundërta. Një sistem i cili funksionon i bën edhe njerëzit që të funksionojnë në shërbim të tij. Kjo është pika ku duhet të luftojmë. Qeveria nuk është as prokurori as gjykatë. Si shumicë parlamentare ne kemi marrë përsipër që të realizojmë edhe një reformë rrënjësore të drejtësisë. Por po në këtë drejtim kemi marrë përsipër që të modernizojmë shtetin. Nuk kam parë asnjë shqiptar që t’i japë makinës në Gjermani pa rrip sigurimi por kam parë persona të ambasadës gjermane t’i japin makinës pa rrip sigurimi në Tiranë.

Sot mungonin ministrat serbë, çfarë do të bëhet për këtë bashkëpunim?
Mustafa: Ne kemi bërë përpjekje maksimale që përmes procesit të dialogut të ushtrojmë shtetin e së drejtës në të gjithë Kosovën. Ky ka qenë objektivi po ahtu edhe integrimi i popullsisë serbe. Është arritur shumë se për herë të parë kemi serbët të përfaqësuar nga të gjitha komunat serbe. Ne e konsiderojmë si një mundësi shumë të rëndësishme për bashkëpunim dhe integrimin e tyre. ata kanë 10 deputetë dhe jkanë anëtarë të qeverisë së Kosovës. Ne kemi pasur një çështje të një deklarate të ministrit serb. Dhe është ve[uruar ashtu siç duhek dhe unë shpresoj se ato do të kthehen përmes bindjes së tyre që do të ishte më mirë që të ishin në kuvend për të diskutuar problemet e qytetarëve të komunitetit serb.
Rama: Në fakt problem do të ishte sikur serbët të mos kishin vende por kur i kanë dhe i lënë është problemi i tyre. ndërkohë që ata nuk janë aty qeveria e Kosovës është në krye të detyrës për të plotësuar të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja serbe në Kosovë. Prandaj është e natyrshme që të ndodhë e njëjta gjë për shqiptarët në Luginën e Kosovës. Në këtë kuadër nuk ka asnjë krahasim mes qeverisë Kosovë-Serbi që njëra qeveri i respekton maksimalisht të drejtat e minoritarëve dhe tjetra jo. Është paradoksale që shteti që i respekton kaq mrekullisht këto të drejta, akoma nuk ka viza, ndërkohë që shteti që ende ka shumë punë për të bërë negocion për t’u bërë pjesë e BE. Sa i përket çështjes tjetër unë besoj se interesi i këti bashkëpounimi është në çdo plan dhe në çdo aspket. Nuk është thjesht tregtar apo ekonomik por në çdo plan dhe çdo aspekt sepse jemi bij të një toke, jemi 1 populli dhe kemi të njëjtën ëndërr. Por këtë do ta bëjmë përmes instrumentit të BE sepse nuk ka vend për mitologjia dhe nacionalizma. 

Ora 13:20 Mustafa: Marrëveshje të rëndësishme në çdo aspekt mes dy vendeve
Kryeministri Isa Mustafa tha se mes dy qeverive janë nënshkruar marrëvreshje të rëndësishme bashkëpunimi dypalëshe që synojnë zhvillimin e përbashkët të të dy vendeve në çdo aspekt përmes politikave dhe synimeve të përbashkëta.

“Ne nënshkruam disa prej marrëveshjeve të rëndësishme për ne, por po fillojmë të zgjidhim edhe shumë nga problemet që shqetësojnë qytetarët tanë. Janë edhe disa nga zhvillimet kulturore dhe sociale, që i përkasin edhe arsimit që domosdoshmërisht të ja japim fëmijëve tanë dhe bashkë atdhetare anembanë botës që të kenë zhvillime kulturore. Sot nënshkruam 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle që zona ndërkufitare me Shqipërinë ta lidhim edhe më tepër, që të ofrojmë shërbime publike, në arsim dhe shëndetësi. Ne e konsiderojmë të rëndësisë së veçantë marrëveshjen në fushën e sigurisë, që do të mundësojnë lëvizjen shumë më të lehtë të qytetarëve, një kontroll më të madh, por edhe një kontribut më të madh sigurisë së dy vendeve por edhe në rajon. Në fushën e ekonomisë ka mundësi që të përfitojnë më shumë dy vendet tona. baza e kësaj është marrëveshja në fushën e financave, që do të mundësojë edhe marrëveshje të tjera. E konsideroj që është arritur mjaft nga të dyja palët për të arritur deri këtu. Shpreh gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin, dhe po bashkarisht të kryejmë punët tona edhe në Bruksel.” u shpreh Mustafa

Ora 13:10 Rama: Pas Milanos, së shpejti konsullatë e përbashkët Shqipëri-Kosovë edhe në Mynih
Së shpejti Shqipëria dhe Kosova do të kenë konsullatë të përbashkët edhe në Mynih. Pas hapjes së konsullatës së përbashkët në Milano, si finalizim i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e janarit të 2014-ës në Prizren, Rama tha se unifikimi diplomatik mes dy vendeve do të vijojë edhe më tej.

“Guxuam me konsullatën e përbashkët në Milano dhe së shpejti do të hapet konsullatë e përbashkët në Mynih. Reagimi pozitiv i qytetarëve tanë na imponon të shkojmë më tutje në këtë proces dhe të vazhdojmë të unifikojmë shërbimin tonë diplomatik edhe me më kurajë edhe me më shpejtësi”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Rama shpjegoi se qëllimi parësor i politikave të përbashkëta është përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, “i cilësisë së të jetuarit në hapësirën tonë të përbashkët ku administrimin e bëjnë dy shtete por ku aspiratat dhe interesat janë absolutisht të përbashkëta”, përfundoi ai.

Ora 13:05 Rama: Nga ky sezon veror, jo më radhë në pikat e kalimit kufitar. Lehtësi edhe ëpr tregtarët, njohim reciprokisht dokumentet
Në një konferencë të përbashkët për mediat, krerët e dy qeverive prezantuan para publikut marrëveshjet e firmosura në mbledhjen e përbashkët të kabineteve të qeverive Shqipëri-Kosovë. Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga ky sezon veror qytetarët nuk do të provojnë më radhë në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve. Po ashtu lehtësi do të kenë edhe tregtarët që shkëmbejnë mallra mes dy vendeve

“Çdo pikëkalimi drejt Shqipërisë, kam parasysh pikën kryesore në rrugën e Kombit në një pikë pa radha ku kontrolli të bëhet i rastësishëm ashtu siç bëhet në kufi të BE përshembull me Zvicrën. Morëm në shqyrtim hapat e domosdoshëm për bashkëpunimin ekonomik, nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë, firmosëm memorandum mirëkuptimi mes ministrive të financave, shtuar këtu edhe vendosja e piketave të mëtejshme për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë . Jemi të vendosur që brenda vitit ti heqim barrierat e natyrës administrative dhe të njehsojmë dokument e nevojshëm tregtarë për tregtinë që të mos punojnë me dy palë dokumente kur është fjala për shkëmbimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral ku është e domosdoshme të veprojmë me shpejtësi dhe do ta bëjmë këtë për të njohur reciprokisht, burimet e certifikimit”, u shpreh Rama.

Rama tha se ministritë e Arsimit të dy vendeve firmosën marrëveshje për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë. Ndërkohë, shtoi ai, “ecim më tej me unifikimin e sistemit tonë arsimor, një angazhim themelor në rrugën e bashkimit të institucioneve të dy shteteve tona për të funksionuar si një forcë e vetme në shërbim të një populli”. 

Po ashtu, dy qeveritë arritën një deklaratë të përbashkët në fushën e zhvillimit të zonave ndërkufitare. Kjo sipas Ramës, “do t’i japë një shtysë të fortë konkrete projekteve që do të dinamizojnë ekonominë në zonat kufitare dhe do të krijojnë modele të integruara të zhvillimit ekonomik e social mes shqiptarëve në dy anët e vijës kufitare në funksion të një transformimi të rëndësishëm”.

Ora 13:00 Rama-Mustafa konferencë të përbashkët pas mbledhjes

Ora 12:40 Perfundon mbledhkja firmosen marreveshjet

rama-mustafa3

Ora 11:40 Thaçi: Koordinojmë punën për njohjen e Pavarësisë

rama-mustafa4
Hashim Thaçi ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy shteteve, ka theksuar bashkëpunimin dhe lobimin e dy vendeve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Shtet tona në Prizren kanë hedhur bazat për të ardhmen. Partneriteti strategjik mbështet më disa parime dhe vlera të përbashkëta. Ndjekim të njëjtin parim, dy Ministritë e Jashtme kanë bërë punë të mirë. Një nga pikat e marrëveshjes ka qenë që Kosova të integrohet me të drejta të plota në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Mbështetje e tillë e Shqipërisë është bërë në disa organizata të rëndësishme. Synojmë të hapim një bashkëpunim të ri me NATO-n. Lobimi që Rama ka bërë në Rumani dhe vende të tjera ka çuar më të tej hapjen e negociatave për njohjen e Pavarësisë. Do koordinojmë punën tonë për të bindur shtete e tjera të njohin Kosovën si një shtet sovran. Një bashkëpunim i ngushtë edhe me shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Na takon të implementojmë projekte të përbashkët për harmoninë fetare. Kosova pret të nënshkruaj së shpejti MSA. Shpresojmë se këtë vit Shqipëria do të hapë negociatat. Mbështesim perspektivat Evropiane për Serbinë,  Malin e Zi e Maqedoninë.“- tha ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ora 11:35 Bushati: Eksperienca kundërshtoi zërat skeptikë
Ministi i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka vlerësuar se 1 vit pas marrëveshjes së firmosur në Prizren, janë rrëzuar zërat skeptikë për këtë bashkëpunim.

Ka kaluar pak më shumë se 1 vit nga marrëveshja e Prizreni.  Eksperienca e grumbulluar kundërshton zërat skeptikë. Në fokus të punës tonë zhvillimi ekonomik. Ndaj dhe protokolli për nxitjen e tregtisë do të krijojë nxitjen e një tregu të përbashkët. Shqipëria si vend anëtar i NATO-s dhe si kandidat për në BE do të vijojë të mbështesë Kosovën për MSA dhe liberalizimin e Vizave dhe anëtarësimi e saj në organizata rajonale me të drejta të plota.  Evropës i duhet të përballet me sfidat rajonale. Bashkëpunim dypalësh thelbësor. Bashkëpunim kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Konferenca e Berlinit një ogur i mirë për transformimin e Ballkanit Perëndimor.”- tha Bushati.

Ora 11:15 Mustafa: Duhet bashkëpunim edhe më i madh ekonomik mes dy vendeve
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vlerësoi si prioritar bashkëpunimin me Shqipërinë, ndërsa theksoi se është i nevojshëm një bashkëpunim edhe më i madh ekonomik mes dy vendeve për të hequr barrierat që ekzistojnë ende.

“Është kënaqësi të ju drejtohem në këtë takim të përbashkët, këtu në Tiranë. Ky takim si edhe i pari në Prizren dëshmon se dy qeveritë po realizojnë ëndrrat e motshme të kombit tonë për bashkëpunim dhe marrëdhënie vëllazërore. Jemi në Tiranë pas luftës, ku vëllezërit kosovarë ishin dëbuar para 16 vitesh dhe u priten në bujarinë e shtëpive të shqiptarëve. Dua të falenderoj të gjitha familjet që pranuan vëllezërit e tyre kosovarë.  Me të drejtë mund të themi se ky bashkëpunim Kosovë-Shqipëri, është bërë model i bashkëpunimit rajonal. Për qeverinë e Kosovës, prioritet mbetet bashkëpunimi me Shqipërinë, për projektet e përbashkëta të karakterit rajonal dhe proceseve euroatlantike. Bashkëpunimi ynë i jep kontribut paqes dhe stabilitetit në rajon. Në fushat që konsiderohen të përbashkëta, të bashkëngjisim politikat tona me rezultate sa më të mundshme. Me tolerancën fetare ne sot jemi shembull në mbarë botën. Po ashtu Shqipëria dhe Kosova janë krah vendeve partnere në luftën kundër terrorizmit të kryesuar nga SHBA.  Marrëdhëniet ekonomike kanë mbetur më mbrapa se në fushat e tjera. Nuk guxojmë të mendojmë se afërsia unike do të zgjidhë të gjitha problemet tona. Probleme të tilla nuk mund të zgjidhen as me idealizmin romantik. Qeveritë tona duhet të heqin të gjitha barrierat që bashkëpunimi ekonomik të jetë sa më rezultativ. Ne kemi bërë hapat e parë në këtë drejtim por do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë. Rregullimi i pikës së përbashkët kufitare në Vërnicë është shembulli. Tjetër shembull është autostrada energjetike 400 kë që do t’i bëjë vendet tona lider të prodhimit në rajon dhe të mos varen më nga importi. Bashkëpunimi në zhvillimin ndërkufitar Has-Kosovë-Gjakovë do të barazojë kushtet e këtyre popullsive.” tha Kryeministri i Kosovës

Mustafa: Integrimi në BE, stacioni i përbashkët i dy vendeve
Mustafa nënvizoi se rruga e të dy vendeve është Bashkimi Evropian dhe të dyja vendet në bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën do plotësojnë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Integrimi euroatlantik është i sigurt. Kjo është një aspiratë dhe vullnet i popullit që përfaqësojmë. Prandaj do të plotësojmë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e BE.  Kosova dhe Shqipëria kanë nisur procesin e përfaqësimit të përbashkët diplomatik dhe kjo do të zgjerohet edhe më tutje. Të dyja vendet duhet të kenë gjuhën e përbashkët në të gjitha çështjet. Në planin ekonomik ne duhet të dëshmojmë se ky vend po ndërton një treg ekonomik të lirë. Të krijojmë brendet tona. Ne planin politik duhet të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një shtet demokratik me ndarjen e pushteteve sipas standardeve evropiane. Kosova në këtë rafsh po ushtron dialogun me Serbinë për të lënë të kuptohet se të gjitha çështjet mund të zgjidhen me dialog. Ne duhet të arrijmë sa më shpejt liberalizimin e vizave. Kjo do të largonte ndjenjën e mbylljes. Të gjitha këto janë sfida që na presin ë rrugën e integrimit euroatlantik. Ajo që na bashkon në këtë rrugë është se stacioni i fundit do të jetë rrugëtimi për në Bruksel. Dy ekonomitë dhe bizneset tona nuk duhet ta konsiderojnë veten si konkurrente por si bashkëpununese. Qeveria jonë jemi optimistë për të ardhmen e dy vendeve tona. Kemi popullsi të re, dhe këtë resurs ta vëmë në interes të zhvillimit.” tha Mustafa

Ora 11.00 Rama: Politkbërje mbi realitete! Bashkimi kombëtar përmes BE frymëzimi ynë i përhershëm
Fjala e kryeministrit shqiptar Edi Rama çeli mbledhjen e përbashkët të dy qeverive. Duke shpjeguar moton e kësaj mbledhjeve “Një tokë, Një Popull, një Ëndërr, shefi i mazhorancës shqiptare tha se dy vendet do të bëjnë politike mbi realitete.

Një tokë: që është terren i pakufijshëm bashkëpunimi, një rrugëtim cdo ditë e më i përbashkët
Një popull: bashkësi qytetarie
Një ëndërr: bashkimi kombëtar përmes BE, politikbërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të sajin të përhershëm.
Ëndrra e njerëzve është vetë ngjarja, i vetmi realitet autentik i denjë për të jetuar. Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë sëbashku politikë mbi realitet. Kjo është e vetmja rrugë e vlefshme”, u shpreh Rama.

Rama: Mos heqja e vizave per Kosoven padrejtesi cinike, turp per BE-ne

rama-mustafa1

Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra kundrejt Bashkimit Evropian, duke u shprehur se mos heqja e regjimit të Kosovës është padrejtësi jo vetëm ndaj Kosovës por edhe vetë Evropës.

“Mos heqja e regjimit të vizave për Kosovën është paradoks i madh në raport me të shkuarën e Kosovës. Regjimi i sotëm e ka kthyer Kosovën në një enklav dëshpëruese të burokracisë evropiane. E kemi thënë dhe do ta themi kurdo: Regjimi i vizave në Kosovë është padrejtësi cinike ndaj Kosovës dhe duhet të marrë fund një orë e më parë, se nuk cenon vetëm dinjitetin e Kosovës por edhe të vetë Evropës. Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave është turp për BE”, u shpreh Rama.

Ora 10:50 Zhvillohet ceremonia zyrtare e pritjes
Nën muzikën e dy himneve kombëtarë të Kosovës dhe Shqipërisë dy kryeministrat çelën ceremoninë zyrtare të pritjes së delegacionit të Kosovës në pallatin e Kongreseve. Krerët e qeverive dhe ministrat iu drejtuan ambienteve të brendshme të Pallatit të Kongreseve aty ku në 11.00 do të nisë mbledhja e përbashkët e qeverive të dy shteteve.

Ora 10:39 Delegacioni nga Kosova mbërrin në Tiranë
Ka mbërritur në kryeqytet delegacioni nga Kosova që do t’i bashkohet mbledhjes së përbashkët të qeverive në Pallatin e Kongreseve. Ministrat kanë udhëtuar nga Prishtina drejt Tiranës me autobus.

Kjo është mbledhja e dytë mes qeverive, pas asaj të zhvilluar në Prizren në 2014-ën dhe në fokus ka thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në mbledhjen e 11 janarit qeveritë arritën marrëveshje të rëndësishme e ku një ndër to është hapja e konsullatës së parë të përbashkët mes dy vendeve.

Palët kanë konkluduar 11 marrëveshje:
1.  Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.

2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3.  Protokoll  mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokoll  “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.

5. Memorandum  i Mirëkuptimit“Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”.

6.  Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

7.  Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

8. Marrëveshje  për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.

9.  Protokoll  “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.

10. Memorandum “Mbi bashkepunimin ne fushen e bujqesise dhe zhvillimit rural”.

11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Axhenda e takimeve mes dy qeverive
Ora 10:40  Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve

Ora 11:00 Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

Ora 12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Ora 12:20 Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here