Home Ekonomi Rama: Matesat inteligjente, projekt me Deutsche Telekom

Rama: Matesat inteligjente, projekt me Deutsche Telekom

731
0

Kryeministri Rama deklaroi gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen Energjetike se kompani Gjermane Deutsche Telekom ka bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, më tej ai tregoi edhe zonat që do të preken nga projeti pilot.

Das ist die Zukunft: der elektronische Zähler im Keller und den aktuellen Verbrauch in der Hand.
Mates inteligjent i energjise i cili mundeson leximin e konsumit ne kohe reale nga celulari juaj

“Deutsche Telekomi dhe TIM na kanë bërë një ofertë për të bashkëpunuar me një projekt pilot për efektshmërinë e matësave, që nga zonat si Bathorja, Alliasi, Autostrada, rruga ‘5 Maji’, zona te tregu, duke na dhënë të gjithë elementët si do të futemi në një proces të hapur dhe me cfarë termash. Por në 5 vite transformim t’i japim mundësinë cdo shqiptari që shërbimin ta ketë absolutisht serioz dhe korrekt jo mijëra lekë më shumë sesa konsumon, por qindarkë më qindarkë aq sa konsumon. Domethënë rritje e eficensës, ulje e humbjeve, racionalizim për cdo familje për OSHEE dhe clirim i dytë i Shqipërisë nga ky makth i madh që na ka shkaktuar injoranca në raport me këtë pasuri kolosale. Pasuri që duhet të ishte burimi kryesor i rritjes së pasurisë dhe jo shkatërrim”.-tha Rama

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se nuk do të ketë falje të borxheve ndaj energjisë elektrike. Ai shtoi se i kakërkuar OSHEE-së që të rishikojë qëndrimin ndaj të përmbyturëve.

Rama i përgjigjet Blushit: S’ka reforma pa masa
Kryeministri Rama i është përgjigjur edhe deputetit socialist Ben Blushi që e kritikoi dy ditë më parë mbi reformat e ndërmarra nga qeveria që prekin tërësisht të varfrit.
“Nuk ka reforma pa masa dhe reformat pa masa janë të pavolitshme”. – tha Rama duke shtuar se “Është dritëshkurtër logjika se këto reforma pengojnë zhvillimin ekonomik, tha Kryeministri. Përkundrazi, theksoi ai, reformat ndihmojnë në uljen e varfërisë në vend.  Këto reforma dhe të gjitha masat e tjera të marra që nga reforma territoriale, shlyerja e borxheve të prapambetura, sipas kryeministrit Rama do të rimëkëmbin ekonominë.

Rama: OSHEE të mbrojë të përmbyturit, jo vetëm ata në jug  
“I Kemi kërkuar komanisë që të rishikojë qëndrimin ndaj të përmbytëve, jo vetëm të për ata  në jug, por edhe për ata në veri. Nuk i ndajmë t përmbyturit në tanët dhe të tyret. Të gjithë të përmbyturit do trajtohen njësoj nga OSHEE edhe në malësinë e madhe e koplik. Vetëm ata që rezultojnë të përmbytur do të trajtohen njësoj. Siç po trajtojmë njësoj për dëmshpërblimet.”- tha Rama.

Energjia, Rama: Kujdesi ndaj klientit është mizerabël
“Jemi të vetëdijshmë se kujdesi ndaj klientit është mizerabël. Nuk është çështje emrash. Sepse ata sillen ndryshe në një sistem dhe ndryshe në një tjetër. Duhet të trajnojmë dhe të ngremë këtë shërbim.”- deklaroi kryeministri Rama gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen Energjetike.

Gjithashtu Rama deklaroi se në lidhje me këtë mbështet edhe thirrjen e Ardian Çelës për rekrutimin e profesionistëve në kompaninë enegjetike.

“Mbështetës për thirrjen e hapur të kreut të OSHEE për inxhinierët për të rekrutuar njerëz zanatçinj për ët bërë punën që nuk bëhet nga njerëz që nuk kanë lidhje me këtë kompani. Shpresoj se ata zanatcinj të bëhen një orë e më parë pjesë e kompanisë, pjesa tjetër të largohet. Nuk janë zgjedhës por konsumatorë”.

Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se ulja e humbjeve në sistemin e energjetik ka sjellë 21 milionë euro më pak energji të importuara për të përballuar konsumin e brendshëm.

Rama: Denonconi raste abuzuese, mbroni të drejtën tuaj
“Ky është momenti për të përsëritur mesazhin ndaj qytetarëve celulari juaj është një formë për të luftuar abuzimin ndaj jush. Në portalin antikorrupsion janë depozituar dhjetra raste abuzime nga drejtues. Kjo nuk ka lidhje me je spiun, por ka të bëjë me të drejtën tënde. Mbrohu nuk mund të mbrohesh duke kërkuar një mik. Mbrohu duke bërë denoncim. Është propaganduar në mënyrë hileqare se lufta ndaj vjedhjes së energjisë. Afro 90 % e të ndaluarve dhe gjykuarve janë biznesmenë. Më shumë se 50 punonjës të kësaj kompanie dhe policie. Punonjës poste që vjedhin paratë e konsumatorëve. Ata që nuk heshtën çuan prapa hekurave vjedhësit e kontributit të tyre dhe nuk paguan sërish.”- tha Rama.

Rama: Nuk ka amnisti për energjinë elektrike
“Askush mos të mendojë e ëndërrojë e të presë që ne do falim borxhe dhe detyrime të ligjshme të kompanisë sepse nuk është cështje politike, por jetike për kompaninë më të madhe shqiptare që për më shumë se 20 vjet është vlerësuar si një copë lope, jo si lopa jote” tha Rama.

Rama: Sistem të ri për pagimin e energjisë, s’do ketë më radhë
“Këtë muaj hyn një sistem i ri pagese, qytetarët mund të paguajnë në forma të ndryshme, përmes telefoni t me një klik, përmes disa agjencive, por edhe nëpërmjet kompanive telefoni në vend dhe përmes internetit. Në portalin e ri. Nuk do të ketë më nevojë për të qëndruar në radhë , hyn një sistem i ri pagese. E gjitha e liberalizuar dhe pa koste te qytetarët.”- tha Rama.

Rama: Matësa inteligjentë, qytetarët do paguajnë qa sa konsumojnë
“Për shumë konsumatorë frika se energjia nuk mate siç duhet. Na duhet të transformojmë sistemin do të hyjmë në matësat inteligjentë. Lajmërojnë kudo që energjia konsumohet, por nuk faturohet. Nuk do të hymë në këtë proces sy mbyllur, si të përmbyturit që janë në opozitë me Kasat për bizneset. Nuk do t’ia faturojmë koston e matësave konsumatorëve. Një nga kompanitë më të madhe gjermane na ka bërë një ofertë për një projekt pilot që do të na lërë ët kuptojmë efikasitetin e matësave. Do të na japë elementët qyetarë të paguaj aq sa konsumon.”- tha Rama.

Energjia, Rama:Ulja e humbjeve 21 milionë euro më pak import
Ulja e humbjeve në sistemin e energjetik ka sjellë 21 milionë euro më pak energji të importuara për të përballuar konsumin e brendshëm ka deklaruar kryeministri Rama gjatë një konference të organizuar për Rimëkëmbjen energjetike.

“Duhet dhënë një pamje e plotë jo vetë e asaj që është, por edhe asaj që do të jetë falë reagimit të qytetarëve të vendit. Në vitin 2013, Humbjet në rrjet në Europë kanë një kosto 10 miliardë Euro. Në Shqipëri  Pjesa dërmuese e infrastrukturës së energjisë elektrike e ndërtuar në vitet 70-80. Afro 90% e kësaj infrastrukture 35-40 vjeçare. Normal që nuk mund të përballojë nevojat. Dhe me furtunën e parë do të kemi problemi si ato qlë hasëm në prag të vitit të ri. Kemi edhe probleme me cilësinë e shërbimit, si luhatja e tensinit. Qytetarët kanë të drejtë. Kemi të drejtën t’u themi se çka nuk është planifikuar çerek shekulli nuk mund të zgjidhet me magji. Nuk paguajmë taksa, por kontribuojmë për një shërbim më të mirë. Reformë transformuese për sistemin, reformë e shtyrë vit pas viti. Duke çliruar me instrumenta e duhur konkurrencën në tre g do ketë sukses. Është një operacion i rëndë në një organizëm i kapur nga kancer rrënues. Rrezikoheshim nga një kolaps financiar.  Vetëm në janar të këtij viti humbjet janë 10.3% më pak. Në tingëllim pak, por janë kolosale. Humbjet vijnë nga sistemi i degraduar.  Arkëtimet në janar janë 128 % më shumë se arkëtimet 2013-s. Lidhjet e reja në janar rreh 80% më shumë se në vitet e kaluara.  Ulja e humbjeve ka sjellë 21 mln euro më pak import. Që do të thotë 21 milionë euro më tepër investime.  Janari u mbyll e 62 milionë dollarë kontribuar dhe humbjet i zbritën në nivelin e parashikuar sipas planit.  Janë të pafundëm qytetarët që paguan gjithë borxhin dhe përfituan 80 përqind nga kamatëvonesa. 5 mijë familje me ndihme ekonomike kanë përfituar nga fillimi i operacionit për të realizuar ofertën që skadon në 28 shkurt. Kjo ofertë është e tillë që nuk do shtyhet më, 28 shkurti është afati përfundimtar dhe nuk do ketë më asnjë tolerancë për askënd që do kërkojë shërbim nga kompania nëse është në pozitë borxhi dhe do të jetë i detyruar ti paguajë të gjitha për të marrë energji. I bëj thirrje të gjithëve që të mos ndodhë si me legalizimet që e lanë për ditën e fundit por të shkojnë të lidhin marrëveshjet. Nga periudha tetor 2008-prill 2011 janë goditur 5900 konsumator me fatura abuzive të caktuara nga ERE si fatura të paligjshme. Ne nuk i kemi falur por i anulluam se ishin prodhim i politikës së keqe që nuk u zbatuar nga ata që na kërkojnë sot llogari. Ne nuk do falim detyrime të ligjshme të kompanisë sepse është çështje jetike e kompanisë më të madhe në shqipëri që është trajtuar si lopa e humbur që të gjithë e kanë mjelë ndërkohë që është kompani dhe është më e madhja në vend. A ka ndonjë kompani ku mund të shkosh ta trajtosh kështu vetëm se është publike? Po çfarë ndryshimi ka se e kemi bërë si një kadavër por ia kemi bërë vetes. Kompania ka sot detyrimin të sillet si kompani dhe të mos ndryshojë asnjë bilanc se nuk është OSHE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet për ta ngarkuar me njerëz të paaftë e për ti shëtitut ata të bëjnë pazaret e fshehjes së detyrime apo tu marrin paratë pensionistë, PAK e ti shkelin syrin biznesmenëve që kanë paguar më pak se një furrë buke. Duhet dhe do të kthehet në një kompani lider në të gjitha spektet.”- tha Rama

Çela: 4.46 miliardë lekë investime këtë vit, 225 mijë matëse të rinj 
Kreu i OSHEE-së, Adrian Çela ka deklaruar sot gjatë konferencës “Rimëkëmbja Energjetike” se për këtë vit synohet të investohen 4.46 miliardë lekë në sistemin e energjisë në Shqipëri, ku vend kryesor do të zërë sistemi i shpërndarjes, por edhe plotësimi me matësa për konsumatorët, rreth 225 mijë të tillë

Kompania ka bërë një plan ët qartë të investimeve, synojmë garantimin e furnizimit me energji. Garantojmë se kompania do ti dalë zot detyrimeve të veta. 4.46 mld lek do të investohen. 225 mijë matëse të rinj për konsumatorë.

Gjatë fjalës së tij, Çela theksoi se Ajo që po ndodh muajit e fundit faktojnë qytetarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre po shkëputen nga informaliteti, e kanë të qartë se vetëm duke paguar marrin shërbim.

Sipas tij skema lehtësuese dha efektin e saj.

“Mbi 137 mijë kontrata të reja. Kanë përfituar nga lehtësimi prej 80% të faljes së kamatvonesavve 43,500 familje.”
Çela theksoi se OSHEE bëri anulimin e rreth 54.000 faturave abuzuese duke shtuar se garanton se kompania do të marrë përsipër detyrimet e veta

Ahmetaj: Po nisim një fazë të re bashkëjetese me sistemin e energjisë

Reformat e thella si kjo janë patjetër të dhimbshme e të veshtira për tuu implementuar pasi që duan guxim politik. Për ne ishte sfidë pasi qytetarët më shumë se 20 vjet kanë jetuar në këtë gropë. 150 mln dollarë ishin humbjet për çdo vit ku mungesa e investimeve e bënte këtë shifër të rritej, ndaj ne vendosëm ti thyejmë këto tradita të mospagesës, të abuzimit me faturat e energjisë e me vjedhjen. I referohem kësaj nisme si një mënyrë e re e jetesës me këtë sistem, pasi ne kemi vizionin e duhur për ta bërë këtë ndryshim me dhënien fund të vjedhjes, përcakitimin e eficencës së tarifave. Koncepti ku një paguan e të tjerët jo nuk është më i mundur. Mungesa e eficencës ka penguar deri më tani përmirësimin e situatës. Modeli ekonomik i marrjes borxh për të paguar borxhe ka mbaruar. 150 mln eurot e shkuara dëm për çdo vit nga sistemi i energjisë do ti kishin dhënë shqiptarve 150 shkolla të reja në vit, shumëzuar me 20 vite që sistemi nuk ka funksionuar, 80-100 shkolla shumëzim 20 vite, 80 spitale të reja të shumëzuara të gjitha me 20. E pra ajo që duam të bëjmë është ti rikthejmë shqiptarve paratë e humbura. Do ndërtojmë 1 treg të hapur, do të rrisim të ardhurat, ana institucionale  është e lidhur me sistemin energjitik. Ne presim që në 2018  të korrim frytet e para nëse do kemi një sistem të koorporuar që di të mënaxhojë situatën dhe ti përgjigjet konsumatorëve. 18 milion dollar janë kursyer vetëm këtë vit si fond rreziku. Nga reformat kursejmë minimumi 20 mln dollar. Shifrat që tha drejtori nuk janë të mjaftueshme por janë inkurajuese dhe tregojnë se jemi kthyer në një mënyrë të re bashkëjetese.  Humbjet janë ulur në 36.7%,  rritja e arketimeve  ka arritur 57%. Nuk janë të mjaftueshme e di por uljet janë një fillim i mirë i modelit të ri ekonomik të vendit, po hedhim hapat e parë të sigurtë.Një falënderim special policisë që ka ndihmuar në aksionin e energjisë, faleminderit edhe qytetarëve. Së fundmi sipërmarrja që ka abuzuar me faturën e energjisë duhet të kuptojë se ka përfunduar koha e abuzimit dhe do sjellim një raport të ri të sipërmarrjes dhe energjisë për një model bashkëjetese.

Tahiri: 130 mijë kontrolle dhe 893 të arrestuar, nuk ndalemi këtu

Ministria e Punëve të Brendshëm është në mbështetje të plotë të gjitha instancave që merren me zhdukjen e fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike, tha sot Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, duke garantuar se ky aksion do të vijoi deri sa të ndërpritet dhe lidhja e fundit e paligjshmërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here