Home Politike Rama: Ka vende pune por s’ka profesioniste

Rama: Ka vende pune por s’ka profesioniste

607
0

rama-leterNë një aktivitet të organizuar sot në Tiranë ku merrnin pjesë kryeministri Rama dhe Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, u prezantuan programet e punësimit për vitin 2016. Ministri Klosi vuri theksin te arsimi profesional, i cili sipas tij ndihmon tregun.

Për të, programet e punësimit për të rinjtë me arsim profesional do të jenë funksionale edhe prej pagave që do të jepen për të arritur eksperiencën e duhur.

“Arsimi profesional është nxitje për punësimin. Kompanitë duan punonjës të kualifikuar. Luftë e munguar me dekada ndaj informalitet. Reforma për të nxitur punësimin. Vëmendje të madhe ndaj arsimit profesional, i cili do të ndihmojë tregun e punës”, tha Klosi.

Rama në fjalën e tij vuri theksin se në Shqipëri ka punë pozicione të lira pune, por  s’ka zanatçinj. Nga qeveria e kaluar të rinjve shqiptare i kanë mbetur në duar diploma pa vlera. Kryeministri shprehu neverinë për njerëzit që përbuzin punën e nuk i vijnë në ndihmë familjeve të tyre. Ai u kujtoi të rinjve se jashtë vendit ata kryejnë profesione nga më të ndryshmet, gjë kjo që nuk ul aspak prestigjin e tyre. Sipas tij lidhja midis shkollës dhe profesionit është një urë, e cila ndihmon të jesh edhe një sipërmarrës i zoti, jo vetëm një punëtor i mirë.
“Nevojës për tornitor, elektricist apo montues panelesh nuk mund t’i përgjigjen të papunë që nuk kanë haberin nga zanati apo kanë diplomë për juristë. Ky është problemi: kemi mbjellë në vite të tëra një farsë, duke iu hapur autostrada për të hyrë në universitete me vend parkimi për të gjithë dhe diploma pa vlerë për të gjithë. Diploma thotë që je jurist, por edhe gjysmë-analfabet”, tha Rama.

Kryeministri thotë se arritja e kesaj reforme do të hapë rruge e reja, e se numri i të rinjve të interesuar  që do shkojnë në shkolla profesionale do të dyfishohet.

Të rinjtë shqiptarë nuk duhet të shfrytëzojnë miqësitë njohjet familjare për të përfituar punë në shtet, pasi ky nuk është shteti që aspirojmë.

Kreu i qeverisë shtoi se “nëse politika dhe rendja qorrazi pas votave, duke ndërmarrë një rrugë si ajo e eliminimit të sistemit të arsimit profesional dhe krijimit të një sistemi piramidal universitetesh, nuk do të kishte bërë këtë krim, por do të ishte reformuar sistemi i arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here