Home Politike Rama i pergjigjet Blushit: Nuk ka reforma pa masa

Rama i pergjigjet Blushit: Nuk ka reforma pa masa

560
0

rama-konferenceKreu i qeverisë, Edi Rama i eshte pergjigjur sot analizes kritike te deputetit te PS-se, Ben Blushi, botuar dy dite me pare ne “Panorama”, duke i thene se nuk mund te kete reforma pa masa.

“Nuk ka reforma pa masa dhe reformat pa masa jane te pavolitshme”- ka thene Rama, gjate fjales se mbajtur ne konferencen “Rimekembja Energjitike”.

“Reforma për liberalizuar tregun e energjisë për të çliruar konkurrencën në treg për ti dhënë mundësi diversifikimit të tregut do të ketë sukses , nuk ka reformë pa masa dhe masat pa reforma janë të pa volitshme, na sigurojnë për këtë sukses , është operacion jashtëzakonisht i rëndë në një organizëm të kapur nga një kancer gërryrës që na kërcënonte nga një kolapsi financiar”- tha Rama.

Ne analizen e tij, Blushi shkruante se “Të varfrit nuk besojnë më te reformat, nuk presin asgjë nga zgjedhjet, nga liria e fjalës, nga rotacionet dhe lëmimet e demokracisë, sepse ata jetojnë në një rend tjetër, për të cilin këto avancime të mendimit njerëzor janë të panevojshme”.

Sipas Blushit, “në të kundërt, nëse reformat nuk i kanë prekur, masat ia kanë bërë jetën edhe më të vështirë. Masat i kanë hequr të vetmen liri që garanton rendi i mjerimit: lirinë për të abuzuar pak, çka ata besojnë se duhet të jetë legjitime, në një sistem ku të pasurit abuzojnë shumë. Të varfrit kanë shqisën për të kuptuar se dallimi mes reformave dhe masave është si ndryshimi mes kazmës dhe lopatës. Kazma e hap një gropë, kurse lopata e mbyll dhe e bën të mbjellshme”.

Blushi, theksonte gjithashtu se “shkurtimi i numrit të përfituesve të asistencës sociale nuk është reformë, është masë. Moratoriumi i ndërtimeve nuk është reformë. Është masë. Regjimi i hekurt i pagesës së energjisë nuk është reformë. Është masë. Rritja e çmimit të energjisë nuk është reformë. Është masë që i cenon. Ndëshkimi i drejtë i kalimit të semaforit nuk është reformë. Është masë. Prandaj të varfrit sot nuk besojnë te reformat, sepse masat i janë servirur si reforma. Dhe ndihen të kërcënuar nga reformat dhe të dhunuar nga masat. Ata e dinë se kështu do vazhdojë dhe mundohen t’i ikin ndëshkimit të masave, me dyshimin torturues se masat bëhen për varfrit, ndërsa reformat, nëse bëhen, bëhen për të pasurit”.

Rama: Energjia me probleme? Ndjesë,por s’bëjmë dot magji për 2 vjet

Rama ka njoftuar se vetëm brenda periudhës dhjetor-janar i janë bashkuar përpjekjes për të paguar energjinë që konsumonin duke i dhënë fund marrëdhënies abuzive me kompaninë e duke nënshkruar dhjetor-janar 137.727 akt marrëveshje, pra 138 mijë konsumatorë që deri në dhjetor i rrinin në kurriz kompanisë.

Në konferencën për analizën e OSHEE, mbajtur në sallën e Kishës Ortodokse, Rama ka kërkuar ndjesë për gjithë qytetarët që presin cilësi të mirë shërbimi, por që nuk e marrin dot atë, duke fajësuar për këtë sistemin dhe infrastrukturën që u gjet.

“Merrni me mend Shqipërinë tonë ku me plote të drejtë bashkë me numrin që rritet të atyre që i bashkohen kornizës së ligjshmërisë, rritet edhe pakënaqësia legjitime për cilësinë ende shumë të ulët të shërbimit. Pse duhet ta imagjinojmë të gjithë së bashku sot vendin në raport me përpjekjen e vendeve të BE për të rritur eficencën e energjisë, sepse në vend pjesa e infrastrukturës shpërndarëse, transmetuese e prodhuese është e ndërtuar në vitete 70-80 dhe afër 90% e kësaj infrastrukure është 40 vjecare, e normal që kjo nuk arrin të përballojë nevojat shumë të rritura për konsum energjie në tërë vendin e normal, që jo vetëm në borën, përmbytjen apo furtunën më të parë kemi probleme të rënda si ato që hapësën edhe në prag të Vitit të Ri, por edhe në kohë normale kemi probleme jo të vogla, serioze për ata që i vuajnë të cilësisë së shërbimit, luhatjeve të tensionit e kështu me radhë. Qytetarët kanë të drejtë, dhe është një e drejtë që sot me të drejtë e kërkojnë tek ne, por edhe ne kemi të drejtën t’u themi që cka nuk është menduar, vizionuar dhe planifikuar e lërë pastaj realizuar në cerek shekulli nuk mund të zgjidhet me magji brenda më pak se dy vjetësh”- tha Rama.

Nuk falim asnje fature te ligjshme

Në përgjigje të akuzave të opozitës për faturat e energjisë të falura pas ankesave, Rama ka deklaruar se nuk është falur asgjë, por anuluam se ishin prodhim i politikës së keqe që nuk u zbatuar nga ata që na kërkojnë sot llogari.

“Ne nuk do falim detyrime të ligjshme të kompanisë sepse është çështje jetike e kompanisë më të madhe në shqipëri që është trajtuar si lopa e humbur që të gjithë e kanë mjelë ndërkohë që është kompani dhe është më e madhja në vend. A ka ndonjë kompani ku mund të shkosh ta trajtosh kështu vetëm se është publike? Po çfarë ndryshimi ka se e kemi bërë si një kadavër por ia kemi bërë vetes. Kompania ka sot detyrimin të sillet si kompani dhe të mos ndryshojë asnjë bilanc se nuk është OSHEE furgoni elektoral i partisë që fiton zgjedhjet për ta ngarkuar me njerëz të paaftë e për ti shëtitur ata të bëjnë pazaret e fshehjes së detyrime apo tu marrin paratë pensionistë, e ti shkelin syrin biznesmenëve që kanë paguar më pak se një furrë buke”-tha Rama .

155 mijë matësa dhe 15 nenstacione te reja

Rama deklaroi se 155 mijë matësa dhe 15 nënstacione do rindërtohen në ndihmë të konsumatorëve. “Sot kemi disa të dhëna në dorë që janë frut i një planifikimi agresiv dhe ligjzabatimi të hekurt , por edhe një rritje të ndjeshme të vetëdijes qytetare se kështu nuk mund të vazhdohet më. Jo vetëm në trysninë e masave, por edhe të fakteve se nuk ka rrugë tjetër kemi mundësinë të shikojmë se vetëm në janar humbjet janë 10.35% më pak se në janar të vitit më parë dhe 14% më pak se më 2013-tën ,është kolosale si ulje . Po te kemi parasysh janë humbje që vijnë jo vetëm si shkak i vjedhjeve, por edhe si rezultat i degradimit të sistemit” –tha ai.

Tahiri: Aksioni për energjinë jo i përkohshëm
tahiri
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e ka nisur fjalen e tij me nje nder abuzimet e para te zbuluara gjate aksionit kunder vjehdjes se energjise, denoncuar nga nje qytetare, ku rezuloi se një punonjës i Policisë së Shtetit, vidhte energjine.

“E pabesueshme ta thuash kaq thjeshtë por është e vërtetë, një punonjës i Policisë së Shtetit – dhe nuk është i vetmi, janë disa – në luksin e jetesës së përditshme, vidhte edhe energjinë elektrike. Në një vilë mbi tre kate, abuzonte në mënyrë flagrante duke vjedhur energjinë elektrike. E themë këtë, e para, për të treguar që kjo nuk është ajo që shpesh keni dëgjuar nga ata që drejtojnë gishtin drejt nesh për të na thënë se shteti nuk bëhet me aksione. Kjo është një qasje strategjike!… Kjo është një qasje strategjike për të ndërtuar shtetin e të gjithëve, ku para ligjit janë të gjithë të barabartë, pavarësisht funksionit, pavarësisht detyrës, pavarësisht statusit shoqëror dhe pavarësisht traditës së derisotme, duke e shtresëzuar shoqërinë në ca të privilegjuar, që vidhnin dhe energjinë elektrike, dhe ca të tjerë që e respektonin shtetin, duke e humbur edhe dinjitetin”- tha Tahiri.

Sipas tij, kjo eshte qasja e gjithe qeverise dhe e qytetarëve të ndershëm në këtë vend për të ndërtuar dinjitetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që duan që ligji të jetë i barabartë për të gjithë.

Ministri ka kerkuar bashkepunimin me qytetaret, pasi sipas tij, paligjshmëria me energjinë elektrike, apo më shumë çështje të tjera, është nga ato çështje që nuk luftohet dot kurrë vetëm me institucionet, në rast se ne nuk arrihet që nëpërmjet kësaj lufte, te edukohen qytetarët të besojnë që jemi në të njëjtën rrugë për ta bërë Shqipërinë vendin ku ligji respektohet dhe para ligjit janë të barabartë që të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here