Home Politike Rama: Do ta tundim gjyqësorin në vjeshtë

Rama: Do ta tundim gjyqësorin në vjeshtë

592
0

rama-opinionKryministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’ gazetarit Blendi Fevziu ku ka folur për një sërë çështjes të rëndësishme, ndërsa nuk ka anashklauar edhe batutat me Fevziun. Rama tha se kandidatët e ASHE janë të pastër dhe nuk ka asnjë të dënuar. Sipas Ramës, Xhelal Mziu i Partisë Demokratike është i dënuar dhe ka një urdhër të prerë.

Më tej Rama tha se kandidati i ASHE në Kavajë, Elvis Roshi nuk është i dënuar asnjëherë, ndërsa do të denoncojë agjencinë e lajmeve ‘BIRN’ që thotë se Roshi është dënuar në Itali. Kryeminsitri ka shpërthyer gjithashtu edhe ndaj gjyqësorit, duke paralajmëruar një aksion ndaj sistemit të drejtësisë, konkretisht ndaj disa gjyqtarëve që ai i quajti maskarenj.

‘’Do ta tundim gjyqësorin në vjeshtë. Pa opozitën që ka ikur në drejtim të humbur. Do ta harroni aksionin për hajdutët e energjisë, me atë që do t’i bëjmë gjyqtarëve në Vjeshte”- u shpreh Rama. Kryeministri ka folur edhe për çështjen ‘Bechetti’, duke mohuar akuzat se me këtë aksion është goditur një televizion kundër tij. Rama nuk i ka kursyer fjalët ndaj Becchettit për të cilin tha se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëme të pallogaritshme duke mbajtur peng një koncesion që sipas tij është pasuri kombëtare.

Kreu i qeverisë u pyet në emision edhe për videon e kandidatit të majtë në Elbasan , Qazim Sejdini, ku shantazhon gazetarët. Ai tha se video që qarkullon është nxjerrë jashtë konteksit dhe nuk është e plotë. ‘’ Kur të ma gjeni të plotë do ta komentoj, video është e montuar dhe e nxjerrë nga konteksti. Kur të më jepni edhe një datë atëherë do të bëj një kontekst’- u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here