Home Aktualitet Radio Cafe, Duff Bar dhe Il Gusto, 3 rekomandimet e CNN per...

Radio Cafe, Duff Bar dhe Il Gusto, 3 rekomandimet e CNN per turistet

911
0

lokale-bllokuPasuria më e madhe e Tiranës, siç thonë guidat, janë njerëzit. Nëse kjo është e vërtetë, një udhëtim në Ish-Bllok, duhet të jetë në krye të listës së çdo udhëtari.

Kështu mbyllet një reportazh i rrjetit amerikan CNN në Shqipëri, i fokusuar më shumë në zonën e Ish- Bllokut, vendit ku dikur banonte diktatori, e ku sot mbahen festat më të mëdha në qytet. Në shkrim, thuhet se Ish-Blloku, që dikur nuk shënjohej as në hartë, tani aty ndodhen një serë restorantesh dhe klubesh nate, si destinacioni i shumë qytetarëve dhe turistëve në kërkim të argëtimit.

“Ish-Blloku është kthyer në një ikonë për jetën e natës për qindra e mijëra të rinj që mbushin plot rrugët e saj çdo ditë-natë dhe veçanërisht në fundjavë”- shkruan CNN.

Për të dhënë një përkufizim më të qartë mbi atë se çfarë ka qenë Shqipëria në kohën e diktaturës, CNN citon nënkryeatrin e Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo. “Shqipëria e atëhershme ishte si Korea e Veriut sot”- thotë ai.

Pjesa më e madhe e lokaleve, restoranteve dhe dyqaneve të veshjeve kanë emra anglez, vëren CNN. Kjo, sipas gazetares Rudina Hoxha, është një lloj trendi në Tiranë.

Një turist francez, thotë se Shqipëria është një nga vendet më me diell të Evropës. Ai shton se ka zgjedhur të shkojë në Stamboll duke kaluar nëpërmjet Ballkanit.

“Keni ende për të zbuluar, njerëzit janë të rinj dhe të bukur”- thotë ai.

Rekomandimet

Radio Cafe Tirana
Nje lokal ku mund te pish nje kafe mes miqsh dhe ku mund te gjesh wireless falas.
Adresa:Radio Cafe Tirana, Rruga Ismail Qemali, P. 29, Ap. 1, Tirana;

Duff Bar

vellezerit-ilo
Ledion Ilo dhe Stefan Ilo, themeluesit e Duff Bar

Nje lokal shume i vecante ku sherbehen koktaile te ndryshme dhe sanduic.
Adresa: Duff Bar, Rruga Brigada VIII, Tirana, +355 694 03 4376

Il Gusto
Nje restorant tipik mesdhetar per nje nate romatike me vere te kuqe.
Adresa: Il Gusto, Rruga Donika Kastrioti, pas Kullave Binjake, Tirana; +355 422 780 75

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here