Home Teknologji Qyteti 2000 vjecar Timgad, zbulohen rrenojat

Qyteti 2000 vjecar Timgad, zbulohen rrenojat

682
0

Rrënojat e qytetit Timgad gjenden sot në Algjeri, pranë qytezës Batna. U ndërtua 2000 vite më parë nga Perandori Romak, Trajan, me një planimetri të rregullt që shumë qytete nuk e kanë as sot.1469821022timgad-algeria-5[6]

Qyteza u themelua fillimisht me veteranë romakë, si një koloni ushtarake kundër Berberëve. Qyteti ka rrugë kryesore e të ndara me shumë saktësi, ku bien në sy banesat me përmasa të barabarta, për të gjitha nivelet ekonomike të banorëve.

Qyteti shijoi ekzistencë paqësore deri në shekullin e tretë, duke u dhënë romakëve kontroll në një prej kalimeve kryesore të zonës për në Sahara.

Pas shekullit të tretë u kthye në qendër të krishterë, deri sa u shkatërrua nga vandalët dhe berbërt në shekullin e pestë. Sado që pati përpjekje nga bizantinët për ta rimëkëmbur, qyteti ra përsëri para ushtrive arabe në shekullin e shtatë.

Që atëherë është harruar deri në vitin 1881, kur u nxor nga rëra që e kishte mbuluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here