Home Politike Qeveria shkarkon nga detyra kreun e Bashkise se Dibres, Shukri Xhelilin

Qeveria shkarkon nga detyra kreun e Bashkise se Dibres, Shukri Xhelilin

803
0

14631281381463085080xheliliPas video-skandalit që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.

Mësohet se ish-kryebashkiaku ka ikur në komisariat në orët e para të mëngjesit me makinën e tij. Sipas informacioneve, pritet ndalimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here