HYRJE Politike Qeveria rihap aplikimet per ish-te denuarit politik

Qeveria rihap aplikimet per ish-te denuarit politik

0
43

14853637261484764448400000Qeveria rihap aplikimet për ish-të dënuarit politikë për të marrë dëmshpërbilmin e viteve të burgut gjatë periudhës së diktaturës.

Përfitues janë subjektet e kategorisë parësore, që nënkupton ish-të dënuarit që janë ende gjallë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, aplikimet mund të bëhen vetë ose përmes kujdestarit ligjor deri më 31 dhejtor të këtij viti.

Afati i vjetër për kërkesat ishte korriku i vitit 2009 dhe ligjërisht aplikimet konisderoheishn të mbyllura. Ndërkohë që nga kjo datë deri më sot ka pasur kërkesa të reja pranë autoriteteve dhe ndryshimet e reja ligjore i konsiderojnë të vlefshme këto aplikime për të marrë dëmshpërblim.

Mosparaqitja e kërkesës brenda afatit të ri sjell humbjen e së drejtës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë dhe kërkesat nuk mund të rivendosen në afat pas 2017-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here