Home Aktualitet Qellon me arme policet rrugore,arrestohet 37-vjecari

Qellon me arme policet rrugore,arrestohet 37-vjecari

699
0

FIER – Një 37-vjeçar nga Fieri është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka qëlluar në mesnatë me armë patrullën e policisë rrugore pas një sherri të çastit. Ndërkohë, pak para arrestimit, 37-vjeçari ka mundur që të fshehë armën e krimit, e cila po kërkohet nga policia. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të ditës së shtunë (rreth mesnatës) në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Reparti Ushtarak” pranë ofiçinës së vjetër të Patosit. 37-vjeçari Genci Hasanaj, banues në fshatin Markëlliç të Patosit ka qenë duke u kthyer me automjet nga një gëzim familjar së bashku me të afërmit e tij. Ai kishte me vete dhe një armë. Sipas policisë, afër mesnatës, Hasanaj ka zbritur nga makina dhe ka nisur të qëllojë me çifte në drejtim të tabelave të sinjalistikës pranë repartit ushtarak. Në momentin e ndërhyrjes së punonjësve të policisë së shërbimit të qarkullimit rrugor të Fierit, ai u ka drejtuar armën dy prej tyre. Në këtë moment, A.S., i afërm Hasanajt, ka ndërhyrë menjëherë duke i drejtuar armën. Në këtë mënyrë shkrepja është bërë në ajër, duke bërë që të shpëtojnë mrekullisht policët rrugorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 37-vjeçarit, i cili në momentin e kryerjes së kësaj vepre penale është konstatuar se kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Ndërkohë, të afërmit e të arrestuarit, pasi kanë marrë armën, janë larguar me automjet për në destinacion të paditur. Në komisaritin e policisë 37-vjeçari ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të qëllojë mbi policinë dhe se drejtimi i armës ishte thjesht instinkt pas tër-heqjes së vëmendjes së tyre që të mos qëllonte mbi sinjalistikë. ir.ho

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here