Home Politike PS fiton ne Tirane ndaj PD me një diferencë prej rreth 53...

PS fiton ne Tirane ndaj PD me një diferencë prej rreth 53 mijë votash

640
0

Partia Socialiste ka fituar betejën me Partinë Demokratike në të gjitha njësitë administrative në Bashkisë së Tiranës, shkruan sot “Panorama”.

Në Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste ka fituar nga numërimi i 71 për qind e kutive të votimit, një diferencë prej rreth 53 mijë votash më shumë se Partia Demokratike. Deri në orët e vona të mbrëmjes, nga numërimi i 636 qendrave të votimit, nga 896 që janë në total në kryeqytet, Partia Socialiste ka arritur të fitojë rreth 116 mijë vota, kurse Partia Demokratike vetëm 63 mijë vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës ka arritur të fitojë 29.661 vota. Kurse Partia Drejtë- si Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit ka siguruar mbështetjen e 6426 votuesve.

Lista e Barabartë e Ben Blushit ka arritur të marrë përkrahjen e 6408 votuesve, kurse Sfida për Shqipërinë e Gjergj Bojaxhiut vetëm 1638 vota.

DIFERENCAT

Nga krahasimi i shifrave në të gjitha njësitë bashkiake, rezulton se në Njësinë numër nr.1 në Tiranë, PS ka diferencë prej rreth 3 mijë votash në avantazh. Në Njësinë nr.2, diferenca është shumë më e thellë, në rreth 7 mijë vota diferencë ndaj PD-së. Në Njësinë nr.3 diferenca është po me 3 mijë vota.

 

Në Njësinë bashkiake nr.5 diferenca mes PD dhe PS është me rreth 5 mijë vota në favor të së majtës. Ndërsa PS krahasuar me LSI në Njësinë nr. 5 ka një diferencë prej 7 mijë votash.

Edhe në Njësinë nr.6, socialistët kanë një avantazh të thellë prej rreth 7 mijë votash ndaj Partisë Demokratike. Edhe në njësitë e tjera, si Dajt, Kashar, Krrabë, Ndroq dhe Shëngjergj Partia Socialiste ka marrë rezultate të thella si ndaj PD, edhe ndaj LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here