97 vizitore online

Provimi i fundit i Matures, Anglishtja me e preferuara

Sot, 49 mijë maturantë në të gjithë vendin japin provën e fundit të Maturës Shtetërore. Testimi për lëndët me zgjedhje do të nisë në orën 10:00 në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, koha në dispozicion të nxënësve që do të japin 2 lëndë dhe atyre që kanë përzgjedhur 3 të tilla do të jetë e njëjtë. “Maturantët do të kenë 3 orë kohë për të zgjidhur pyetjet e testeve. Ata që kanë përzgjedhur 3 lëndë për secilën, kanë të programuar nga një orë, ndërsa nxënësit që kanë vendosur t’i nënshtrohen testimit për dy lëndë kanë në dispozicion nga 1 orë e 30 minuta. Siç e përmban rregullorja, të gjithë do të dalin nga provimi në të njëjtën kohë”, tha Harizaj.

TRI LËNDË ME ZGJEDHJE

Sipas tij, nga bilanci përfundimtar i të dhënave rezulton se janë 6200 maturantë, të cilët do të japin tri lëndë me zgjedhje. “Këto janë shifrat e fundit që ne kemi, por gjatë ditës së nesërme mund të ketë ndryshime, pasi është fakultative zgjedhja e lëndës së tretë”, tha drejtori i AKP-së. Ai shtoi se lënda e preferuar edhe këtë vit ka qenë Anglishtja. “Ka pasur një numër të lartë kërkesash nisur edhe nga fakti se vitin që vjen do të jetë provim i detyruar. E kanë përzgjedhur 12 000 maturantë”, tha Harizaj. Sot pasdite pritet të publikohet edhe çelësi i përgjigjeve të sakta për 27 lëndët me zgjedhje.

PYETJET

Nga 25 pyetje që ka pasur çdo vit një test i lëndëve me zgjedhje, sivjet do të ketë 20 pyetje për çdo provim Z1 dhe Z2. Nga këto, 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative. Specialistët që kanë formuluar udhëzimin kanë ndjekur të njëjtën logjikë si dhe për provimet me detyrim, duke dhënë vlerësimin me një pikë për çdo provim me zgjedhje. Ndërsa më shumë pikë do të kenë pyetjet me zhvillim. Për 10 pyetje, specialistët kanë menduar 30 pikë në vlerësim. Pra, gjithsej, çdonjëra nga tezat e provimeve me zgjedhje do të ketë maksimalisht 40 pikë.

FORMULAT

Ndryshimi i kurrikulave ka bërë që ky brez të mos ketë në dispozicion formulën standarde të përdorur 6 vitet e shkuara për llogaritjen e pikëve. Kush ka caktuar tri lëndë me zgjedhje, do të zbatojë formulën e dytë, të bërë tashmë publike nga Ministria e Arsimit. Ndërsa nxënësit që do t’i nënshtrohen testimit për dy të tilla, do të zbatojnë atë standarden të vendosur 5 vitet e shkuara. Në nisje të maturës janë bërë publike koeficientet, të cilat janë të domosdoshme për të bërë llogaritë. “Koeficienti 0.2 tregon që nota mesatare (M1), Gjuha shqipe, Letërsia (D1) dhe Matematika (D2) kanë secila nga 20% të peshës së vlerësimit përfundimtar. Koeficienti 0.4 tregon që lëndët me zgjedhje në total, së bashku, kanë 40% të peshës së vlerësimit përfundimtar”, thonë specialistët e AKP. Sipas tyre, shumëzimi me 5 në dy formulat e vendosura bëhet për efekt të referimit me pikët në maturat para 2012-s. Gjithashtu janë përcaktuar edhe koeficientet për profilet e shkollave. Ato variojnë nga 1 deri në 1.4. Në total janë 5 koeficiente. “Koeficientet për lëndët me zgjedhje sipas programeve të studimit në IALP do të jenë gjithashtu 5. Për t’u vlerësuar maksimalisht në provimet e Maturës Shtetërore, një maturant duhet të grumbullojë 180 pikë në total. Prej tyre, 100 duhet t’i marrë në provimet me detyrim dhe 80 ose 120 pikë, në varësi të numrit të lëndëve që ka zgjedhur maturanti

 

Lini nje koment

Mos e humbisni...

Bleona Qerreti nxjerr foto “te nxehta”

Bleona Qerreti nxjerr foto “te nxehta”