Home Aktualitet Prokuroria kerkon te kontrolloje banesen e Tom Doshit

Prokuroria kerkon te kontrolloje banesen e Tom Doshit

481
0

doshi-frrokuNë raportin e dërguar në Kuvend, publikuar nga “Panorama”, Prokuroria thekson se ndaj Tom Doshit duhet marrë masa e arrestit, sepse disponon lidhje financiare jashtë Shqipërisë dhe për këtë arsye, ai mund të largohet jashtë vendit.

Po ashtu, arrestimi sipas organit të akuzës bëhet dhe për të “dëshmuar forcën e institucioneve ligjzbatuese, në rastet kur vihen përballë sfidave të integritetit dhe profesionalizmit”.

Ne kerkesen e Prokurorise, botuar sot te plote ne “Panorama” kerkohet edhe leja per kontrollin e baneses se deputetit Doshi.

“Bazuar në nenin 202, 204, 205, 289 të Kodit të Procedurës Penale, dyshohet se ky shtetas mund të ketë të fshehura në banesë apo ambiente të tjera, të cilat i frekuenton, sende apo prova që janë të lidhura drejtpërdrejt apo tërthorazi me veprat penale, për të cilat po hetohet. Në rast se këto sende do të gjenden në disponim të këtij shtetasi ose në ambientet e kontrolluara, do t’i nënshtrohen sekuestrimit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale”- thuhet ne kerkese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here