Home Ekonomi Projektligji per tatimet, debitoreve do u merret 50% e xhiros ditore

Projektligji per tatimet, debitoreve do u merret 50% e xhiros ditore

590
0

189381TIRANE- Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili i jep të drejtë strukturave tatimore t’u marrin bizneseve debitore deri në 50% të xhiros ditore. Drafti, i shpërndarë për konsultim në ministritë e linjës përcakton se ky veprim mund të përsëritet çdo ditë nga tatimorët, ndërkohë që parashikon edhe gjoba deri në afërsisht 90 mijë dollarë për bizneset që nuk lëshojnë kuponë apo nuk kanë kasat në rregull. Një shkelje e tillë mund të shkojë edhe deri në sekuestrimin e mallrave që kanë në gjendje.

“Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 10,000,000 (dhjetë milion) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje, dhe gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje”, thekson projektligji i Ministrisë së Financave.

50% e xhiros
Në pikën 2 të nenit 89 të Ligjit Për Procedurat Tatimore shtohet paragrafi me përmbajtjen si më poshtë: Gjithashtu në funksion të mbledhjes së detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit, administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit.

Biletat
Penalitete të rënda, deri në 60 mijë lekë parashikohen edhe për abuzimet me biletat e parashtypura. “Nëse tatimpaguesi lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë. Subjekti që “nuk afishon në një vend të dukshëm në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mospaguar për mallrat dhe shërbimet e blera, me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë”, thekson drafti.

Debitorët e tatimpaguesit
Por ndryshimet e reja ligjore duket se nuk do të mjaftohet te masat ndaj tatimpaguesit debitor. Projektligji i jep të drejtën tatimorëve të detyrojnë edhe palët që janë debitore ndaj tatimpaguesve që brenda 30 ditësh t’i shlyejnë këtyre të fundit detyrimin përkatës. “Administrata tatimore njëkohësisht me procedurat e tjera të përcaktuara në këtë kre, mund t’i kërkojë palës së tretë të kryejë pagesën e drejtpërdrejtë të çdo shume, që kjo palë i detyrohet tatimpaguesit, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e dërgimit të njoftimit palës së tretë”, thekson drafti i Ministrisë së Financave.

Hetimi/ Kush auditohet nga 4 kompanitë e mëdha, nuk kontrollohet nga shteti
Mbledhja me forcë, bllokohen llogaritë e debitorit

Ndryshimet e reja në ligj, përcaktojnë se në rastet e mbledhjes me forcë të detyrimeve, debitorëve u bllokohet çdo transfertë parash apo kapitalesh. “Tatimpaguesi për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij, apo të shesëtransferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, me përjashtim të rasteve kur nëpërmjet shitjestransferimit të aktiveve synohet shlyerja në masën 100% e detyrimit tatimor të papaguar”, thekson drafti i Ministrisë së Financave.

Ndërkohë që deri më 31.12.2015, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave tek blerës jo ushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor të lëshuar nga pajisja fiskale nuk duhet të tejkalojnë 10% të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura gjatë një periudhe tatimore mujore, pa përfshirë TVSH. Nga data 1 janar 2016, për këtë kategori nuk lejohet shitja me kupon tatimor.

Kontrollet
Zgjedhja e tatimpaguesve, që kontrollohen, bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut, të kryer nga administrata tatimore, për të identifikuar tatimpaguesin, і cili ka më shumë rrezik për ta shkelur legjislacionin tatimor. “Në rast se tatimpaguesi ka të certifikuar pasqyrat financiare që dorëzon pranë Administratës tatimore brenda datës 31 mars të çdo viti, se janë në përputhje me legjislacionin fiskal, nga kompanitë “PricewaterHouse”, “Deloitte”,” KPMG” dhe “Ernest &Young”, nuk kontrollohet për një vit të plotë fiskal. Modeli i certifikatës përcaktohet me Udhëzim të Ministrit të Financave”, përcakton Projektligji.

Gjobat e reja të tatimeve

Tatimpaguesi që nuk lëshon kupon tatimor për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 10,000,000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjende

Gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje

Tatimpaguesi që mban apo përdor pajisje fiskale të cilat nuk janë në përputhje me ligjin ndëshkohet me gjobë, në masën 10,000,000 (dhjetë milion) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje

Gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë që mbajnë apo përdorin pajisje fiskale të cilat nuk janë në përputhje me ligjin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje.

Për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, administrata tatimore ushtron të drejtën për të kallëzuar penalisht tatimpaguesin

Tatimpaguesi që lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në ligj, ndëshkohet me gjobë, në masën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.

Nëse nuk afishon në një vend të dukshëm në adresën ku kryen veprimtarinë, një poster që tregon të drejtën e blerësit për të mospaguar për mallrat dhe shërbimet e blera në zbatim të nenit 46 pika 3 të këtij ligji, me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.”.

Çdo tatimpagues që nuk ngarkon të dhënat e numrave IMEI të telefonave celularë ose ngarkon informacion të pasaktë dënohet me një gjobë prej 30 mijë lekë për çdo mosngarkim/ngarkim jo të saktë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here