Home Kosova Prizren, babagjyshet tentojne vjedhjen e argjendarise

Prizren, babagjyshet tentojne vjedhjen e argjendarise

734
0

vjedhje-ne-prizrenTre persona të maskuar me rrobat e Babagjyshëve të Vitit të Ri, kanë plagosur dy persona në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 :00 të mëngjesit, raporton PrizrenPress.com, ku personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati.

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi bëri të ditur se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë, të cilit i ka dalë në ndihmë dhe një fqinj i tij.

“Njëri nga të maskuarit ka qëlluar me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”,tha Krasniqi,transmeton TV Prizreni. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha.
Kjo është hera e dytë që njerëz të maskuar me veshje të Bagjyshëve kanë si qëllim vjedhjen.
Të mërkurën në Tiranë, katër persona të maskuar si Babagjysë kanë grabitur një argjendari në një Qendër Tregtare mjaft të njohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here