Home Kosova Prishtine, tentoi te hedhe ne erë Katedralen, arrestohet serbi

Prishtine, tentoi te hedhe ne erë Katedralen, arrestohet serbi

717
0

shperthimiAutoritetet e rendit në Kosovë kanë arrestuar një person në orët e vona mbrëmjes të së enjtes, në lagjen Arbëria të Prishtinës, pasi në makinën e tij raportohet se është gjetur një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Mediat kosovare shkruajnë sot se bëhet fjalë për një akt të pastër terrorist. Shënjestra dyshohet se ka qennë, shpërthimi i Katedrales së Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se “rreth orës 21:00 policia ndaloi pranë ambasadës amerikane në Prishtinë, një makinë me targa të Beogradit që drejtohej nga një shtetas serb. Pas kontrollit në të është gjetur materiali shpërthyes”.

Sipas policisë bëhet fjalë për 13 kg eksploziv, ndërsa shënjestra për shpërthim dyshohet Katedralja e Prishtinës.

Serbi ndërkaq është arrestuar dhe po mbahet në polici.

Policia bën me dije se kishte informacione se një automjet i tipit ‘Renault Clio’ nga Beogradi po transportonte lëndë të rrezikshme.

Policia e Kosovës ndërkohë kishte marrë masa sigurie rreth Katedrales në Prishtinë, duke e rrethuar me forca sigurie të veshur civilë duke mbajtur nën vëzhgim gjithë aktivitetet gjatë festës së Kërshëndellave.

Burime të Koha. net mësojnë se i arrestuari është në profesion, veterinar nga Rashka dhe se vazhdon të merret në pyetje nga hetuesit.

“Sulmi, sipas këtyre informacioneve, sulmi duhej të bëhej në natën e dytë të Kërshëndellave. Dyshohet se bëhet fjalë për një akt të terrorist të planifikuar”, citon Koha Ditore.
Në automjetin e serbit u gjet dhe një hartë e Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here