Prishtine, perleshje midis protestuesve dhe policise

0
126

protesta-kosove

Është kthyer në përleshje mes policisë dhe qindra qytetarëve të mbledhur para qeverisë së Kosovës protesta për shkarkimin e ministrit serb nga qeveria e Kosovës. Tre parti opozitare, Vetëvendosja, AAK e Ramush Haradinaj dhe Nisma e Fatmir Limajt organizuan këtë protest në kundërpërgjigje të mos reagimit të Mustafës të cilit iu kërkua shkarkimi i ministrit serb Jabllanoviç, i cili ofendoi nënat gjakovare, duke i cilësuar egërsira. Po ashtu kërkohet edhe një ligj i vecantë për statusin e minierës së Trepçës.

Gjatë protestës së të shtunës, kryeministrit Mustafa iu dha ultimatum deri në orën 16:00 të 26 Janarit për shkarkimin e ministrit serb, ndërsa me skadimin e këtij afati u organizua kjo protestë e radhës. Sipas vetëvendosjes protestat nuk do të ndalen.

Bashkëorganizatorët kanë deklaruar se protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por gjithëpopullore.

(Pamje e protestës nga lart
(Pamje e protestës nga lart

Ora 13:35 Lëndohet gjatë përleshjeve edhe nënkryetari i Vetëvendosjes
Gjatë përleshjeve mes Policisë dhe protestuesve, është lënduar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ymerin e ka marrë menjëherë autoambulanca për trajtim dhe është dërguar në Emergjencë.

Disa protestues i kanë vënë në dorë shtatores së ish presidentit Ibrahim Rugova një parullë në të cilën shkruhet “Shkarkojeni Fashistin”.

Edhe Ibrahim Rugova kërkon shkarkimin e Jabllanoviçit
Edhe Ibrahim Rugova kërkon shkarkimin e Jabllanoviçit

Ora 13:38 Qeveria e Kosovës: Protesta organizim politik
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se protesta është organizim politik dhe nuk ka të bëjë fare me kërkesat që i parashtrojnë.
Ai ka deklaruar për Radio Kosovën  se protesta e sotme do të jetë përgjigja më e mirë për vetë organizatorët e protestës, pasi sipas tij, qytetarët nuk do t’i përgjigjen në numër të madh ngase e kanë kuptuar se është thjesht protestë politike.

protesta-kosove4

Ora 13:35 Lëndohen disa policë nga gurët
Gazeta Zëri shkruan se në përpjekjen për të larguar protestuesit nga sheshi “Skenderbej” para godinës së qeverisë, kanë pësuar lëndime disa policë.
Sipas raportimeve nga gazetarët e Zërit, policët janë goditur me gurë nga protestuesit duke pësuar lëndime. Një efekti është lënduar në këmbë dhe kanë qenë kolegët e tij që e kanë dërguar me urgjencë brenda qeverisë ku mendohet të jetë shërbimi i mjekëve. Ndërkohë që edhe më herët disa policë të tjerë kanë kërkuar ndihmë si pasojë e lëndimeve.

Ora 13:25 Të lënduarit në protestë jashtë rrezikut për jetë
Dy të lënduar kanë mbetur nga protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK, i ka thënë KosovaPress-it, se njëri prej protestuesve është sjellë në qendrën Emergjente vetëm nga gazi lotsjellës, ndërsa tjetri i lënduar nga goditjet që ka marrë. Fazliu, tha për KosovaPress se të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Ora 13:25 Lëndohet edhe Albin Kurti
Nga gazi lotsjellës që policia ka hedhur mbi protestuesit është lënduar edhe kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti.

protesta-kosove5

Ora 13:20 Shënohen të plagosur, policia arreston një protestues
Gazetari i KTV-së ka raportuar të ketë parë një polic duke tërhequr zvarrë kolegët e tij të cilët pësuan lëndime të rënda nga përleshjet që shpërthyen në protestën e nisur paqësisht. Ndërkaq, po sipas KTV-së një person i cili tentoi të futet brenda qeverisë, u arrestua nga Policia e Kosovës.

Ora 13:14 Një protestues 72 vjeçar dërgohet me urgjencë në QKUK
Një protestues i cili kishte dalë në sheshin “Skënderbeu” ka mbetur i lënduar si pasojë e shtyrjeve dhe gazit lotsjellës që ka hedhur policia e Kosovës. Ai është i datëlindjes 1943 (72 vjeçar), i cili në këto momente është pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjekët kujdestarë njoftojnë për “Zërin” se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ora 13:10 Përleshje me policinë, protestuesit heqin një pjesë të barrikadës para qeverisë
Policia e Kosovës ka nisur të largojë protestuesit nga sheshi “Skënderbeu” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, pasi që protestuesit nisën të hedhin sende të forta në drejtim të policisë, duke u kthyer në përleshje mes tyre.

Protestuesit kanë thyer një pjesë të barrikadës, mirëpo, menjëherë ka ndërhyrë policia duke përdoru edhe gazin lotsjellës.
Vetëvendosje i ka bërë thirrje policisë që të mos i sulmojë qytetarët.

Ora 12:45 Protestuesit perleshen me polcine, perdoret gaz lotsjelles
Vetëvendosje vuri ultimatum prej 15 minutash për heqjen e barrikadave të vendosura para godinës së qeverisë në sheshin “Skendërbej”. Pas përfundimit të këtij afati protestuesit nisën përleshjen me policinë ku u desh më tej përdorimi i gazit liotsjellës.  “Policia na e ka marrë Skëndërbeun po Skënderbeu është i joni. Hapni barrikadat. Jabllanoviç jashtë, Trepça është e jona”, ishin thirrjet e protestuesve.

Ora 12:42 KFOR-i amerikan në godinën e Qeverisë
Mediat kosovare shkruajnë se pas nisjes së përleshjeve mes policisë dhe protestuesve, rreth 10 makina ushtarake me 50-69 ushtarë amerikanë të KFOR-ti janë futur brenda rrethimit të qeverisë së Kosovës.

protesta-kosove7

Ora 12: 28 Vetëvendosje ultimatum Policisë për heqjen e barikadave: 15 minuta kohë
Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i heq barrikadat për 15 minuta dhe të futet brenda hekurave të godinës të Qeverisë. Sipas organizatërorë, protesta do të jetë e qetë ndaj dhe ky rrethim është i tepërt.

Nëna e dëshmorit falënderon pjesëmarrësit në protestë
Sanije Berisha, nëna e një dëshmori nga Gjakova, ka folur në emër të organizatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se i vjen mirë që ka kaq shumë nëna dhe pjesëmarrës tjerë në këtë protestë kundër fjalëve të Jabllanoviçit.

Ora 10:00 Policia arreston pronarin e autobusëve që do kryenin transportin e protestuesve
Ndërkohë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Vetëvendosja ka njoftuar se policia ka arrestuar pronarin e autobusëve dhe pengon ardhjen e qytetarëve në protestë.

“Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë. Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”  – shkruan Vetëvendosja. 

protesta-kosove8

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here