HYRJE Kosova Prishtinë-Beograd bisedimet, ndoshta në Maqedoni

Prishtinë-Beograd bisedimet, ndoshta në Maqedoni

0
128

Maqedonia mund të jetë vendi i mundshëm për bisedimet teknike Prishtinë-Beograd, kur të vendoset nga palët, bejne te ditur mediat kosovare duke cituar burime diplomatike në Maqedoni.
Sipas këtyre burimeve, Ohri është në mesin e qyteteve kandidate, ku do të mund të zhvilloheshin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy vendet arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.“Nëse vendoset që këto bisedime të zhvillohen në Ballkan, atëherë qyteti i Ohrit është konsideruar në mesin e adresave më të mira ku do të ulen të dy palët. Ohri njihet si qyteti ku u arrit Marrëveshja kornizë e Ohrit, me të cilën u ndërpre konflikti i armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001, prandaj mendohet si vend i përshtatshëm edhe për negociata mes palës serbe dhe kosovare”, bejne te ditur mediat koosvare. I njëjti burim nuk përjashton mundësinë që selia e bisedimeve sërish të jetë Vjena, ose ndonjë kryeqendër tjetër evropiane, por nuk përjashtohet mundësia që negociatat të zhvillohen me raunde – njëherë në Prishtinë e njëherë në Beograd.Faktori ndërkombëtar vazhdimisht po bën presion mbi Prishtinën zyrtare dhe Beogradin që të ulen në bisedime për të zgjidhur disa mosmarrëveshje. Vetë ulja e tyre në bisedime do të thotë se të dyja vendet do të pajtohen të vazhdojnë rrugën për hyrje në BE. Të dyja palët janë të gatshme të bisedojnë, por për tema të ndryshme. Kosovarët pranojnë të bisedojnë me Serbinë vetëm si një shtet fqinj dhe vetëm për çështje teknike, kurse Beogradi kërkon që me Kosovën të bisedohet për statusin final, pasi e konsideron të papranueshme pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here