Home Politike Presidentja Jahjaga anullon viziten ne Tirane, diten qe opozita do hynte ne...

Presidentja Jahjaga anullon viziten ne Tirane, diten qe opozita do hynte ne kuvend

555
0

Atifete-JahjagaMarrëveshja e pritshme mes maxhorancës dhe opozitës për të ndërprerë bojkotin dhe për të mos çuar në djegien e mandateve ka bërë që dje Parlamenti të shtynte punimet deri në datën 24 dhjetor.

Në kalendarin e vjetër të punimeve, seanca e fundit ishte parashikuar të realizohej më datë 18 dhjetor, ndërkohë që negociatat me ndërmjetësit e huaj kanë detyruar të majtët që të lënë edhe 12 ditë afat në mënyrë që të shmanget skenari i djegies së mandateve të opozitës.

Nga ana tjetër dje Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Shqipëri më datën 18 dhjetor ku do të mbante një fjalim në Parlamentin shqiptar. Në këtë seancë do të merrte pjesë edhe opozita dhe në këtë mënyrë të “shpëtonte” mandatet nga mungesa 6 mujore në Kuvend.

Anulimi i vizitës është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, i cili pohoi për “Panorama” se Presidentja Jahjaga do ta zhvillojë vizitën në Tiranë vitin e ardhshëm. Shkak për shtyrjen sipas ambasadorit është detyrimi kushtetues që ka kryetarja e shtetit për të mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here