HYRJE Aktualitet Presidenti Topi dekreton daten 8 Maj per zgjedhjet vendore

Presidenti Topi dekreton daten 8 Maj per zgjedhjet vendore

0
46

Presidenti i vendit ka vendosur datën 8 maj, si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve për qeverisjen vendore. Në një njoftim publikuar në faqen zyrtare të presidencës theksohet se “Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, zhvillohen ditën e diel, më datë 8 maj 2011”.

Dekreti i cili hyn në fuqi menjëherë është në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 10, paragrafi 1 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”

Me daljen e kësaj date, partitë politike do të kenë përballë tyre një sfidë shumë të madhe, shfrytëzimin në maksimum të kohës për përfundimin e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe zhvillimin e reformës zgjedhore. Një tjetër debat që pritet të shkaktohet me dekretin e datës së zgjedhjeve është dhe nisma që do të ndërmarrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për spastrimin e kutive për zgjedhjet e ardhshme vendore që priten të zhvillohen në muajin maj. Megjithatë, çdo marrëveshje politike dhe bashkëpunim politik do të mund të zgjidhte çdo problem që mund të hasej dhe do të arrihej në realizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen vitin tjetër.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here