Home Kosova Presidenti Topi ben apel nga OKB per njohjen e Kosoves

Presidenti Topi ben apel nga OKB per njohjen e Kosoves

746
0

Presidenti i Republikës, Bamir Topi gjate punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bere apel per njohjen e Kosoves, nga vendet qe ende nuk e kane bere.

Topi u bëri thirrje homologëve, vendet e të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë, duke i siguruar se kjo është mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitet afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale por edhe globale.

Kryetari i Shtetit theksoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar për t’i kontribuar kësaj axhende dhe rolit të patjetërsueshëm të Organizatës e agjencive të saj të cilat me mirë-administrimin e buxhetit dhe burimeve njerëzore mund t’iu përshtaten kërkesave të vendeve anëtare.”

Sipas tij, integrimi dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian përbën një përparësi të politikës sonë të jashtme ku si rrallë herë ka një konsensus të gjerë politik dhe social. ”

Kosova zuri një vend të rëndësishëm në fjalën me të cilën Presidenti Topi iu drejtua të pranishmëve në Sesionin e 65-të të AP-së të Kombeve të Bashkuara. Duke iu referuar miratimit të rezolutës për ligjshmërinë ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti Topi shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, “i cili duhet të fillojë pa humbur kohë”. “Ne mbështesim dialogun e sinqertë e konstruktiv, për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, për t’i ndihmuar ata por edhe për të lehtësuar pse jo, qetësuar minoritetet përkatëse, shqiptare dhe serbe se tashmë do të marrë rrugë zgjidhja e problemeve dhe çështjeve të përfaqësimit, të gjuhës, shkollimit apo të tjera nën frymën dhe vizionin e të ardhmes së përbashkët evropiane”, – theksoi Presidenti i Republikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here