Home Rajoni ‘Presheva’, Serbia: Deklaratat e Shqipërisë nxisin destabilitet në rajon

‘Presheva’, Serbia: Deklaratat e Shqipërisë nxisin destabilitet në rajon

643
0

serbiaMinistria e Jashtme e Serbisë ka protestuar sot ndaj deklaratës së Qeverisë së Shqipërisë, lidhur me heqjen e përmendores në Preshevë më 20 janar.

Ministria e Jashtme serbe konsideron se fjalori që është përdorur në deklaratën e përmendur (të Qeverisë së Shqipërisë) nxit direkt aktivitetet e mëtejshme të orientuara në destabilitetin e situatës në jug të Serbisë, por edhe në rajon, në vendet fqinje të banuara nga shqiptarët.

“Kualifikimet dhe akuzat e orientuara kundër Qeverisë së Serbisë, janë në kundërshtim të plotë me bindjet e dhëna personalisht nga ana e kryeministrit shqiptar, Berisha, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Mërkiç në Tiranë, se Shqipëria është e gatshme të shpalosë një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve”, thuhet në reagim.

“Retorika e zjarrtë me brengosje për pozitën e pakicës kombëtare shqiptare në jug të Serbisë, paraqet një qendrim të vrazhdë”, konsideron kjo ministri, duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicës shqiptare dhe e të gjitha pakicave të tjera në Serbi është në harmoni me standardet më të larta ndërkombëtare, shumë më tepër nga ato që zbatohen ndaj pakicave kombëtare që jetojnë në  Shqipëri.

“Pikërisht, duke pasur parasysh mosekzistencën e çfarëdolloj kornize juridike për mbrojtjen e pakicës serbe dhe të tjera nacionale në Shqipëri, konsiderojmë se autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin masa serioze që të sigurohet mbrojtja e të gjitha komuniteteve në harmoni me standardet ndërkombëtare në fuqi”, thuhet me tej në reagim.

“Nga Shqipëria presim që të sillet në harmoni me prioritetet e proklamuara dhe me aksionet e veta të mos kontribuojë në stabilitetin e situatës në vendet fqinje”, theksohet në fund të kumtesës së Ministrisë së Jashtme të Serbisë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here