HYRJE Rajoni Policia serbe zbulon autorin e dronit

Policia serbe zbulon autorin e dronit

0
121

droniThuajse një javë nga valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit, policia serbe thotë se ka identifikuar personin që telekomandoi dronin ku ishte vendosur flamuri në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për shqiptarin 32-vjeçar me inicialet I.M për të cilin thuhet se është lëshuar urdhër-arresti, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.

“Kurir” thotë se shqiptari mbërriti në Beograd më 11 tetor, dhe sikurse nuk lejohej futja e tifozëve shqiptarë në Serbi, personi që dyshohet se ka ngritur dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, ka kaluar për në territorin serb pasi ishte me dokumente dhe me makinë me targa italiane.

Shqiptari, sipas mediave serbe, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”.

Mediat serbe thonë se shqiptari me inicialet I.M është i specializuar në alpinizëm dhe se njihet prej kohësh me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama. Ishin po mediat serbe të cilat akuzuan më herët se ishte Olsi Rama ai që telekomandoi dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, nga tribuna VIP e stadiumit “Partizani”, ku ai dhe shqiptarët e paktë të akredituar nga FSHF ndoqën Live ndeshjen.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here