HYRJE Bota Policia norvegjeze, jep detaje për sulmin

Policia norvegjeze, jep detaje për sulmin

0
125

Policia norvegjeze ka dhënë të dhënat e para mbi personin që qëlloi me armë dhe kreu masakrën në kampin e të rinjve në ishullin Utoya në Norvegji. Sipas mediave norvegjeze, ai është 32- vjeçari Anders Bering Breyvik. Mendohet se autori i sulmit kishte lidhje me ekstremistët e krahut të djathtë. Ai mendohet se ka arritur në ishull i maskuar si një përfaqësues i policisë.

Ai ka hapur zjarr, pasi u ka thirrur disa të rinjve nënorvegjisht. Ndërkohë që po sipas medieve norvegjeze, ai mendohet të ketë qenë dhe në vendin e shpërthimit të bombës, dy orë para ngjarjes. Pavarësisht spekulimeve të shumta mediatike e politike, se prapa sulmeve të kryera në Norvegji qendronnin celulat e Al Kaedës, Anders Breyvik ka qënë anëtar i grupeve ekstremiste të djathta të Norvegjisë Lindore. Hetimet e fundit kanë zbuluar edhe detaje të tjera se ai mbante dy armë zjarri të regjistruara si dhe administronte një biznes të vogël bujqësor që prej vitit 2009. Hetuesit janë përqendruar tek autori që dyshohet të jetë një neonazist. 32-vjecari i arrestuar, Anders Behrin Breyvik, me ide të djathta ekstreme është anti-islamik. Në faqen e tij në Facebook, vrasësi i dyshuar e përshkruan veten si konservator, me besim kristian, e do muzikën klasike dhe videolojërat, Modern Warfare 2 dhe World Warcraft.

Filmat e tij të preferuar janë “Gladiatori” dhe “300”, ky i fundit i është dedikuar betejës se Termopileve dhe sakrificës spartane për të ndalur persianët.
Eshtë interesant edhe mesazhi i tij i publikuar së fundmi në Twitter. Eshtë një citim i një filozofi anglez, John Stuart Mill: “Një person me një besim, objektiv ka forcë më shumë se 100 mijë persona që nuk kanë asnjë interes”.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here